Flash

Gazetari: Vëllai tjetër i Fatmir Xhafës, ortak me trafikantë droge

Lapsi.al 27 September 2024
Gazetari: Vëllai tjetër i Fatmir Xhafës, ortak me trafikantë

Gazetari i kronikës, Flamur Vezaj, ka sjellë sot disa fakte dhe dokumenta që tregojnë se vëllai tjetër i ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka ngritur biznese duke bërë ortakëri me individë të dënuar për trafik droge dhe grabitje. Vezaj ngre pikëpyetjen e madhe se përse SPAK nuk ka vepruar dhe nuk vepron në një rast të pastër të kompetencës që buron nga ligji antimafia, ku Fatmir Xhafaj, "babai" i reformës në drejtësi, do të duhej të hetoj për shkak të veprimtarisë së vëllezërve të tij, Geronit të dënuar për trafik droge në Itali dhe vëllait tjetër Alban Qazimi, si ortak me trafikantë droge.

Më poshtë shkrimi i plotë i Flamur Vezajt:

"Alban Qazimi është vëllai tjetër i ish-ministrit të Brendshëm dhe të Drejtësisë, Fatmir Xhafa. Që nga viti 2013, ai është pjesë e përmbaruesve privatë dhe ortak biznesi me shtetasin Tedi Malaveci, i dënuar për trafik droge në Holandë dhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit në kohën kur Xhafa drejtonte Drejtësinë.

Malaveci, edhe pse i dënuar për drogë dhe subjekt i ligjit antimafia, është kryetar i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve të Shqipërisë, e SPAK-u nuk e heton!

Peut être une image de plan et texte

Sipas ligjit antimafia, SPAK-u duhet të hetojë Xhafën për shkak të vëllait të tij, Gerontit, i dënuar për trafik droge, por edhe vëllait tjetër, Alban Qazimit, si familjar apo si ortak me trafikantë droge. Por SPAK-u nuk e bën se ka frikë ‘pushtetin’ e Fatmir Xhafës tek njerëzit e drejtësisë. Përveç se është ortak me Malavecin, i dënuar për trafik droge, Alban Qazimi, vëllai i Fatmirit, është gjithashtu ortak edhe me një grabitës floriri.

Shtetasi Florjand Hida, sipas QKB-së (shih fotot), është ortak në kompaninë e ndërtimit ‘Megaron’ shpk që nga qershori i vitit 2023. Hida rezulton i arrestuar në maj të vitit 2011 së bashku me dy persona të tjerë (K.Ç. dhe E.S.) për grabitjen e 176 unazave të floririt në Durrës, me vlerë mbi 30 milionë lekë (shih fotot). Pra, një grabitës është tani ortak biznesi në ndërtim me vëllain e ish-ministrit Xhafa.

Peut être une image de texte

Përveç biznesit me vëllain e ish-ministrit, Florjand Hida rezulton sipas QKB-së edhe ortak në një kompani me shtrirje të gjerë biznesi me emrin ‘ENLED’, bashkë me shtetasin Enio Haxhiu (shih fotot). Ky i fundit është djali i Bashkim Haxhiut, i shpallur në kërkim nga SPAK-u për atentatin e dështuar të vitit 2019 për vrasjen e Plaurent Dervishit dhe Julian Meçes. Bashkim Haxhiu njihet si pjesë e grupit famëkeq të Astrit Gjepalit, ky i fundit i vrarë më 16 janar 2014, si dhe anëtar i bandës së Durrësit.

Peut être une image de talon de billet, plan et texte

Peut être une image de talon de billet et texte

Pra, Alban Qazimi, vëllai i trafikantit të drogës Geront Xhafa dhe njëkohësisht vëllai i ish-ministrit të Brendshëm dhe Drejtësisë, Fatmir Xhafa, nuk hetohet nga SPAK për ligjin antimafia dhe vazhdon të bëjë biznes me trafikantë droge dhe grabitës floriri. Pse SPAK nuk vepron?".

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI