Flash

PD njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve me Kuvendin, Spiropali anullon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Lapsi.al 27 September 2024
PD njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve me Kuvendin, Spiropali

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit, ka njoftuar anulimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, e cila ishte parashikuar të zhvillohej ditën e hënë në orën 12:30.

Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej më 30 shtator, ndërsa në shkresën që mban firmën e Kryeparlamentares, thuhet se ajo do të zhvillohet në një datë të mëvonshme.

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, iu drejtua me një kërkesë Kryeparlamentares për zhvillimin urgjent të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie deputetin Ervin Salianji.

Salianji u vetëdorëzua pasditen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në zbatim të vendimit të Apelit, ndërsa herët në mëngjes u paraqitën shkresat për ekzekutimin e vendimit.

Në anën tjetër Grupi Parlamentar i PD ka deklaruar se do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Edi Ramës, ndërsa nuk dihet se cilët do të jenë skenarët që do të përdorë opozita në sallën e Kuvendit apo Komisionet Parlamentare, ndërsa në 6 tetor do të zhvillohet protesta kombëtare, detajet e së cilës ende nuk janë bërë publike.

Opozita po diskuton variante të ndryshme lidhur me aksionin opozitar, ndërsa ajo që është pohuar nga drejtues të saj është se do të ketë një përshkallëzim të protestave, rezistencë dhe shtrirje të tyre në kohë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI