Flash

Rama flet në OKB: Mbron paktin për emigrantët dhe kërkon njohjen e Kosovës

Lapsi.al 27 September 2024
Rama flet në OKB: Mbron paktin për emigrantët dhe kërkon

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai vlerësoi përpjekjet e 12 viteve të fundit në Ballkanin Perëndimor për paqe mes liderëve politikë.

“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë dhe besim. Për ne shqiptarët toleranca nuk është thjesht pranimi pasiv i diversitetit, kjo tolerancë që shqiptarët myslimanë dhe krishterë shprehën në luftën e dytë ndaj hebrenjve dhe duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë më shumë hebrenj se sa kur lufta nisi” – tha Rama.

Kryeministri shqiptar tha se Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush, as nga pesë shtetet e BE që nuk e njohin.

“Kosova është tashmë një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare aspirate e komunitetit euroatlantik dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime dhe justifikime te rreme duke nisur nga grupi i 5 shteteve anëtarë te Be-së që ende nuk e njohin” – tha Rama.

Ai foli edhe për çështjen e emigrantëve duke theksuar se Shqipëria u kthye në “strehën” e emigrantëve.

“Së fundmi i shtrimë dorën Italisë për të lehtësuar vështirësitë në migracion. Në vend të flisnim, vepruan, nuk qëndruam duarlidhur. Kjo qenie solidariteti e bashkëpunimi është boshti i politikës në vendin tonë”, - tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI