Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Rrëzohet dhe përplas kokën në garën e Botërorit 2024: çiklistja zvicerane Furrer humbet jetën

Lapsi.al 27 September 2024
Rrëzohet dhe përplas kokën në garën e Botërorit
Muriel Furrer, e rrëzuar mëngjesin e djeshëm gjatë garës rrugore për femra në kampionatin botëror të çiklizmit në Cyrih (Zvicër), nuk ia doli dhe humbi jetën në moshën 18-vjeçare. Zvicerania ishte dërguar në spital me një helikopter urgjence pasi pësoi një dëmtim në kokë. Sipas rindërtimeve, Furrer kishte humbur kontrollin e biçikletës në një kthesë të tatëpjetë në pyllin me pisha dhe më pas ishte përplasur me një pemë, duke pësuar dëmtime të rënda. Furrer, 18 vjeçare, fitoi medaljen e argjendtë si në provën e të rinjve, ashtu edhe në garën rrugore në kampionatin kombëtar zviceran të këtij viti. Lexo më tej: Tragjedi në çiklizëm, humb jetën Mader pas rënies në një përroskë

KOMUNIKATA E UCI

Lajmi u përhap menjëherë në Zyrih dhe u konfirmua nga një deklaratë e lëshuar nga Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI): “Me pikëllim të madh, Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI) dhe Komiteti Organizativ i Kampionatit Botëror të Rrugëve dhe Para-çiklizmit 2024 UCI në Zyrih (Zvicër) mësoi sot lajmin tragjik të vdekjes së çiklistes së re zvicerane Muriel Furrer. Me vdekjen e Muriel Furrer, komuniteti ndërkombëtar i çiklizmit humbet një çikliste me një të ardhme të ndritur përpara saj. Çiklistja 18-vjeçare ra keq dje, të enjten, 26 shtator, gjatë garës së rrugës për femra dhe pësoi një dëmtim të rëndë në kokë përpara se të transportohej në spital me helikopter në gjendje shumë kritike. Fatkeqësisht Muriel Ferrer humbi jetën sot në Spitalin Universitar të Zyrihut. UCI dhe Komiteti Organizativ i Kampionatit Botëror të Çiklizmit 2024 i shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta familjes, miqve dhe familjes së Muriel Furrer. Familja e Muriel Furrer kërkon që të respektohet privatësia e saj në këtë kohë shumë të dhimbshme".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI