Flash

Salianji: Kam firmosur kërkesën për hetim pasuror ndaj Xhafajt drejtuar SPAK

Lapsi.al 27 September 2024
Salianji: Kam firmosur kërkesën për hetim pasuror ndaj Xhafajt

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp teksa pritet ekzekutimi i vendimit të caktuar ditën e djeshme për të nga gjykata e Apelit. Salianji shtoi se sapo ka firmosur kërkesën për fillimin e hetimit pasuror për Fatmir Xhafën drejtuar SPAK.

"Si ka mundësi që krerët e opozitës duke filluar nga Berisha janë në burg ose në procedim? Sali Berisha u mori 600 mijë vota pa vulë. Unë çora fasadën me denoncime dhe prova, dhe këta përpëliten e mendojnë si të mjerë që do të më mposhtim me burg. As që mund të mendohet, dhe as që e mendoj të dorëzohem.

Nuk do të dorëzohemi është dita jonë e forcës. Më 6 tetor në Tiranë duhet të jemi të gjithë bashkë për të mbytur gëzimin e ligë se po shfarosin PD-në. Nuk e bëjnë dot. Sot është kurrë, është një deklaratë nga ana ime, siç e kam paralajmëruar gjatë javës sapo kam firmosur kërkesën për fillimin e hetimit pasuror për Fatmir Xhafën drejtuar SPAK", tha Salianji.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI