Flash

Salianji para arrestimit: Goditje nën brez për të kënaqur epshet e grupeve kriminale

Lapsi.al 27 September 2024
Salianji para arrestimit: Goditje nën brez për të kënaqur

Ervin Salianji para arrestimit ka dalë në një konferencë për gazetarët, duke deklaruar se vendimi i dënimit të tij nuk është i drejtë. Ai tha se do të shkojë në burg jo si kallëzues i rreme, por si një politikan i ri i opozitës.

“Ata u provuan qartësisht që nuk janë funksionarë shteti, por pupacë të narkoshtetit.

Unë kam një kontribut në PD, kam denoncuar afera korruptive. Unë nuk shkoj në burg si kallëzues i rreme sic pretendon gjykata e Belindës së PS apo e Gencëve përfaqësuesve të PS në KQZ, por shkoj si një politikan i ri i opozitës, si një model i ri që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij në narkotrafik. Janë shumë nga ata që më thonë

Kjo është një goditje nën brez për të kënaqur epshet nën brez të grupeve kriminale. Por unë e di që kjo është mënyra më e mirë për ti thënë demokratëve dhe miqve që njeriu vlen nëse nuk përkulet, nëse kundërshtarin e përballon me cdo mjet. Sic e kam treguar në cdo përballje elektorale. Të njëjtën gjë do bëj edhe në këto momente. Nuk më trembin mua dhe opozitën. Përballë do më kenë sot, pas një viti, do më kenë gjatë këtij viti, e kështu me radhë derisa të rrëzohen". 

Lexo më tej: Denoncimi i Geron Xhafajt/ Salianji dënohet me 1 vit burg 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI