Flash

Viktor Orbán: BE gaboi që ndau Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut

Lapsi.al 27 September 2024
Viktor Orbán: BE gaboi që ndau Shqipërinë nga Maqedonia e

Kryeministri i djathtë i Hungarisë Viktor Orbán akuzoi zyrtarët e Bashkimit Evropian se po dëmtojnë "krenarinë kombëtare" të Maqedonisë së Veriut duke vonuar përpjekjet e këtij vendi për t'u bashkuar me bllokun. Gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut, Orbán u ofrua gjithashtu të ndërmjetësojë me Bullgarinë, anëtare të BE-së, mosmarrëveshjet me Shkupin për historinë.

“Ne jemi këtu për të ofruar zgjidhjet më të mira" - tha ai, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski. Komentet e Orbanit pasuan raportet se ambasadorët e BE-së që u takuan në Bruksel të mërkurën vendosën të çojnë përpara procesin e pranimit të Shqipërisë fqinje, ndarazi nga ai i Maqedonisë së Veriut. Deri më tani, të dy vendet kishin lëvizur së bashku.

Orbán, një populist që ka qeverisur Hungarinë, anëtare të BE-së që nga viti 2010, tha se do të ishte "gabim i madh" të ndaheshin dy rrugët. “Ajo që po serviret (nga BE-ja) është një goditje për krenarinë kombëtare të Maqedonisë së Veriut”, - tha Orbán.

BE filloi bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 pasi lufta në Ukrainë detyroi një rishikim të procesit të zgjerimit të bllokut. Por mosmarrëveshja me Bullgarinë vonoi ftesën për Maqedoninë e Veriut. Për të zgjidhur ngërçin, qeveria e mëparshme e qendrës së majtë në Shkup ra dakord të fuste në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut një referencë për një pakicë etnike bullgare.

Megjithatë, asaj i mungonte shumica parlamentare për ta bërë këtë, dhe qeveria e re konservatore e Mickoski thotë se do të ndryshojë kushtetutën vetëm nëse Bullgaria miraton fillimisht anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Mickoski ka akuzuar BE-në se po përpiqet të "diktojë" se çfarë duhet të bëjë vendi i tij.

"Ne nuk duhet të humbasim shpresën," tha ai të premten. “Më vjen keq që kjo po ndodh dhe që ne do të jemi sërish viktimë e çështjeve dypalëshe”. Udhëheqësi hungarez, me një duzinë ministrash të kabinetit, nisi të enjten një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut. Bisedimet përfshinin bashkëpunimin ekonomik dhe migrimin ilegal. Në konferencën për shtyp të së premtes, Orbán ritheksoi gjithashtu mbështetjen e tij për Donald Trump për presidencën e SHBA.

"Nëse kemi një president të fortë në Shtetet e Bashkuara, atëherë do të kemi paqe, nëse kemi një president të dobët, atëherë do të kemi luftë," tha ai. ©AP, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI