Flash

Vodafone dhe Intelsat zgjerojnë shërbimet e ndërlidhjes satelitore për sektorin privat dhe publik

Lapsi.al 27 September 2024
Vodafone dhe Intelsat zgjerojnë shërbimet e ndërlidhjes

Vodafone dhe Intelsat, operatori i integruar i rrjetit satelitor dhe tokësor, zgjeruan në datë 23 shtator partneritetin e tyre për të ofruar mbulim më të gjerë me shërbime të përkohshme dhe të ashtuquajtura on-the-move, që praktikisht janë sisteme satelitore të komunikimit, të dizajnuara për të ofruar lidhje të vazhdueshme e të besueshme gjatë kohës që jemi në lëvizje.

Një teknologji që iu vjen në ndihmë veçanërisht organizatave të cilat operojnë në zona të vështira për t’u arritur ose zona ku ndodhin fatkeqësi.

Marrëveshja do të plotësojë rrjetet tokësore të Vodafone, duke iu ofruar kompanive lidhje me brez të gjerë në zona të largëta e me shërbime të kufizuara. Kjo do të thotë që bizneset, qeveritë dhe organizatat bamirëse mund të përdorin aplikacione të ndryshme, si gjurmimi i ngarkesave të vlefshme, ndërlidhja në vende të reja ose të përkohshme, sigurimi i qëndrueshmërisë shtesë dhe reagimi në situata emergjente.

Shërbimi i Intelsat do të përdoret gjithashtu për të mbështetur degën e bamirësisë së Vodafone, Fondacionin Vodafone, në nismat që kanë lidhje me shëndetin dhe arsimin në të gjithë Evropën dhe Afrikën. Fondacioni Vodafone është gjithashtu në gatishmëri për të ofruar ndihmë për organizatat jofitimprurëse, qeveritë dhe shërbimeve të emergjencës, në mënyrë që ata t’iu përgjigjen më shpejt dhe më mirë emergjencave natyrore e humanitare.

“Marrëveshja e Vodafone me Intelsat-in i shton thellësi dhe gjerësi rrjetit tonë global. Me këto shërbime të reja, ne mund të ofrojmë lidhje dhe qëndrueshmëri shtesë për klientët në disa nga vendet më të vështira për t’u aksesuar, si në rastet kur janë në lëvizje, edhe në rastet kur kanë nevojë të rivendosin kontaktet dhe komunikimin pas fatkeqësive mjedisore ose humanitare”, u shpreh Marika Auramo, CEO i Vodafone Business.

Ndërkohë Philippe Gillet, drejtori i Medias, Lëvizshmërisë dhe Rrjeteve në Intelsat, shtoi se: “Mirëqenia e komuniteteve dhe qytetarëve të tyre është gjithnjë e më shumë e lidhur me aftësinë për të pasur akses në shërbime të besueshme të lidhjes,” tha Jean. “Qëllimi i shërbimeve tona Flex është që ta bëjmë më të lehtë për klientët tanë që të shfrytëzojnë shtrirjen dhe besueshmërinë e rrjetit të Intelsat për të ofruar lidhje kudo që mund të operojnë, qofshin këto iniciativa bamirësie si Fondacioni Vodafone apo lidhje për ndërmarrjet globale, operacionet industriale apo organizatat e reagimit të shpejtë.”

Marrëveshja e Vodafone, gjigandit evropian të teknologjisë dhe komunikimit, me Intelsat-in e pozicionon sërish atë si një kompani inovatore dhe pioniere në teknologjitë më të fundit, siç është në këtë rast Teknologjia e Satelitëve të Orbitës së Ulët të Tokës (LEO).

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI