Flash

Burgosja e Salianjit, Berisha: Deputetët e PD do të udhëheqin mosbindjen civile edhe në parlament

Lapsi.al 28 September 2024
Burgosja e Salianjit, Berisha: Deputetët e PD do të udhëheqin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët për lëvizjen e radhës të opozitës pas burgosjes së Ervin Salianjit.

Berisha tha se deputetët e PD-së do të jenë në udhëheqje të mosbindjes civile, ku do të jetë e nevojshme, qoftë edhe në sallën e Parlamentit. Ai tha se për deputetët demokratë ka vetëm një objektiv, i cili është beteja deri në krijimin e qeverisë teknike.

"Deputetët e opozitës do të jenë në udhëheqje të mosbindjes civile edhe në sallën e parlamentit, ku të jetë nevoja. Për drejtuesit e PD-së ka vetëm një objektiv: Betejë, betejë, betejë. Gjer sot PD-ja ka qenë në mbrojtje. Nga data 6 e vazhdim kalon në sulm dhe në betejë të pandalshme. Është një univers masash të mosbindjes civile. Do të perdoren të gjitha deri në krijimin e qeverisë teknike.", u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Tiranë, rrihet polici i burgjeve

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme një efektiv burgu është dhunuar në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Polici i dhunuar, Arbër Labi, është dërguar me urgjencë ...

10:18

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI