Flash

Hezbollahu konfirmon vrasjen e liderit Hassan Nasrallah: Lufta në mbështetje të Palestinës nuk ndalet

Lapsi.al 28 September 2024
Hezbollahu konfirmon vrasjen e liderit Hassan Nasrallah: Lufta në

Izraeli tha të shtunën se ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah, duke i dhënë goditjen më të rëndë grupit militant libanez, pas disa muajsh luftimesh.

Grupi Hezbollah konfirmoi njoftimin për vrasjen në një deklaratë në të cilën thuhet se Hassan Nasrallahu "u është bashkuar bashkëluftëtarëve të tij dëshmorë".

Në deklaratë Hezbollahu zotohet të "vazhdojë luftën e shenjtë kundër armikut dhe në mbështetje të Palestinës".

Hassan Nasrallahu udhëhoqi grupin militant për më shumë se tre dekada. Ushtria izraelite tha se disa komandantë të lartë të Hezbollahut u vranë së bashku me Hassan Nasrallahun në një sulm të fuqishëm ajror të premten. Ushtria tha se kreu një sulm ajror preciz ndërsa udhëheqja e Hezbollahut po zhvillonte një takim në selinë e saj në Dahiyeh, në jug të Bejrutit.

Ali Karki, komandanti i Frontit Jugor të Hezbollahut dhe komandantë të tjerë të Hezbollahut, u vranë gjithashtu në sulm, tha ushtria izraelite. Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se gjashtë persona u vranë dhe 91 u plagosën në sulmet e së premtes, të cilat rrafshuan për tokë gjashtë ndërtesa banimi.

Ushtria izraelite tha se po mobilizonte forca shtesë nga trupat rezervë ndërsa tensionet përshkallëzohen me Libanin, duke aktivizuar tre batalione ushtarësh rezervë pasi dërgoi dy brigada në Izraelin verior në fillim të javës për t'u trajnuar për një sulm të mundshëm tokësor.

Të shtunën në mëngjes, ushtria izraelite kreu disa sulme në Bejrutin jugor dhe Luginën Bekaa të Libanit lindor. Hezbollahu hodhi dhjetëra predha në gjithë Izraelin verior dhe qendror dhe Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Në paralagjet jugore të Bejrutit shihej tymi dhe rrugët e boshatisura pasi zona u godit gjatë natës nga sulmet e forta ajrore izraelite. Strehimoret e ngritura në qendër të qytetit për personat e zhvendosur janë të tejmbushura. Shumë familje flinin në sheshe dhe plazhe publike ose në makinat e tyre. Në rrugët që të çojnë në malet mbi kryeqytet, qindra njerëz mund të shiheshin duke ikur me këmbë, duke mbajtur në duar foshnjat dhe pak gjëra që mund të mbanin.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 720 veta janë vrarë në Liban gjatë javës së kaluar nga sulmet ajrore izraelite./VOA

Të këshilluara

Izraeli i ‘hedh dorashkën’ Iranit

Nga Frank Gardner, BBC Goditja e liderit të Hezbollahut nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) është një përshkallëzim masiv dhe përbën një provokim të mad...

13:52

Britani, 37 të burgosur lirohen gabimisht

37 të burgosur u liruan gabimisht sipas një skeme të lirimit të parakohshëm të prezantuar nga qeveria britanike për shkak të mbipopullimit të burgjeve në Angli ...

12:25

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI