Flash

I riu në Tiranë arrestohet për kanabis, në banesë i gjenden armë, municion dhe lëndë plasëse

Lapsi.al 28 September 2024
I riu në Tiranë arrestohet për kanabis, në banesë i

Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe posedues i sendeve të jashtëligjshme. Gjatë kontrolleve në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, në fshatin Shesh, policia ka konstatuar një parcelë në të cilën ishin mbjellë 48 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 angazhim maksimal 24/7 për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Lugina".

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale bimë të dyshuara narkotike kanabis, sasi lënde plasëse e dyshuar tritol me fitil përcjellës dhe kapsollë, 6 ndezës unifikues granatash, 1 kapsollë detonatore, 1 armë gjahu, 2 qyta arme, 3 krëhëra automatiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë metalike.

Arrestohet një shtetas si autor i kultivimit të bimëve dhe posedues i sendeve të jashtligjshme, procedohet penalisht një tjetër për shpërdorim detyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë kontrolleve intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, në fshatin Shesh, kanë konstatuar një parcelë në të cilën ishin mbjellë 48 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Pas konstatimit të këtyre bimëve shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë angazhuar maskimalisht dhe kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Pas një pune të mirefilltë hetimore dhe profesionale, bazuar në inteligjencën informative është bërë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit R. R., 28 vjeç, banues në Pezë Helmës, i dyshuar për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", dhe "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga nenet 278/4, 279, 280 dhe 284 të Kodit Penal.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. L., ndërlidhës me komunitetin në fshatin Shesh, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. R., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale sasi lënde plasëse e dyshuar tritol me fitil përcjellës dhe kapsollë, 6 ndezës unifikues granatash, 1 kapsollë detonatore, 1 armë gjahu pa lejen e organeve kompetente, 2 qyta arme, 3 krëhëra automatiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë metalike.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

Tiranë, rrihet polici i burgjeve

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme një efektiv burgu është dhunuar në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Polici i dhunuar, Arbër Labi, është dërguar me urgjencë ...

10:18

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI