Flash

Mblidhet nesër Këshilli Kombëtar, PD nis aksionin opozitar pas dënimit të Salianjit

Lapsi.al 28 September 2024
Mblidhet nesër Këshilli Kombëtar, PD nis aksionin opozitar pas

Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar nesër, në orën 18:00, për protestën e 6 tetorit dhe aksionin që ky subjekt politik pritet të nisë në parlament pas dënimit më burg të deputetit, Ervin Salianji. Deputeti u dënua të enjten me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit me akuzën e “Kallëzimit të rremë” lidhur me dosjen “Babale”, për denoncimin e vëllait të ish-ministri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn.

Këtë vendim nga gjykata, Partia Demokratike e ka cilësuar një mekanizëm jo vetëm për të larguar Salianjin nga gara elektorale, por edhe instrument për përçarjen e opozitës. Mbrëmjen e së enjtes, PD mblodhi Kryesinë ku u diskutuan propozimet lidhur me hapat që do të ndërmarrë opozita pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji. Nga kjo mbledhje u shpall 6 tetori si aksioni i parë opozitar kundër vendimit për deputetin.

Të këshilluara

Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit

I shoqëruar nga tre automjete, deputeti Ervin Salianji ka mbërritur pak minuta më parë në burgun e Fierit, ku do të vuajë dënimin. Më herët sot, Salianji u vetë...

20:18

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI