Flash

Vijojnë sulmet mbi Bejrut, Izraeli pretendon se ka vrarë kreun e Hezbollah

Lapsi.al 28 September 2024
Vijojnë sulmet mbi Bejrut, Izraeli pretendon se ka vrarë kreun e

Izraeli shënjestroi liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një seri sulmesh të mëdha ajrore në Bejrut të premten, por është ende e pakonfirmuar nëse Nasrallah është goditur apo nëse ka humbur jetën.

Një zyrtar amerikan tha për CNS News se Uashingtoni nuk ka “asnjë tregues” për fatin e Nasrallah.

Sulmi ajror goditi disa ndërtesa në Dahieh, bastioni i Hezbollahut në jug të qytetit. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) tha se një sulm “shumë i saktë” ishte kryer në shtabin e Hezbollahut.

Ndërkohë, në përditësimin e saj të fundit, Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se të paktën gjashtë persona ishin vrarë në sulmet e së premtes dhe 91 ishin plagosur.

Sulmet ajrore erdhën pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajti një fjalim në asamblenë e përgjithshme të OKB-së në New York, ku u zotua të vazhdojë të sulmojë Hezbollahun, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për një armëpushim të përkohshëm. Mbrëmjen e kaluar, zyra e kryeministrit izraelit tha se ai do të kthehej me urgjencë në Izrael.

Sot, në orët e para të mëngjesit, ushtria izraelite tha se forcat e saj po sulmonin objektivat e Hezbollahut në Bejrut, teksa më herët IDF u kërkoi banorëve të disa periferive jugore që të evakuoheshin menjëherë.

Pamjet nga Bejruti tregojnë shtëllunga të mëdha tymi, ndërsa njerëzit e zhvendosur kërkuan strehim në sheshin e Dëshmorëve të kryeqytetit.

Të këshilluara

Britani, 37 të burgosur lirohen gabimisht

37 të burgosur u liruan gabimisht sipas një skeme të lirimit të parakohshëm të prezantuar nga qeveria britanike për shkak të mbipopullimit të burgjeve në Angli ...

12:25

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI