Flash

Arrestohet i riu shqiptar në Angli me mbi 100 mijë paund kanàbìs

Lapsi.al 29 September 2024
Arrestohet i riu shqiptar në Angli me mbi 100 mijë paund

Një operacion antidrogë në Winsford ka zbuluar një plantacion kanabisi me një vlerë të përllogaritur prej 168,000 paundësh.

Sipas autoriteteve, në vendngjarje është gjetur një “plantacion i madh kanabisi”. Një zëdhënës i policisë, duke postuar në rrjetet sociale, tha: “Energjia elektrike ishte vjedhur, duke rritur rrezikun për zjarr në këtë pronë gjysmë të ndarë, që mund të kishte pasur pasoja të rënda për banorët e shtëpisë përballë." 

Raportohet se në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, i identifikuar si Neim Hoxha, 27 vjeç.

I riu është akuzuar në lidhje me sasinë e drogës dhe është lënë në burg.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI