Flash

Video/ Lleshi i tregon “vendin” Dedes: Elbasani fiton në Ballsh me Bylis e kthehet në katërshe

Lapsi.al 29 September 2024
Video/ Lleshi i tregon “vendin” Dedes: Elbasani fiton në Ballsh

Nuk ka hakmarrje për teknikun Nevil Dede. Ish ekipi i tij Elbasani ka dalë fitues në debutimin e teknikut në pankinën e Bylis. Vendosi Lleshi me golin në pjesën e dytë, duke kthyer verdheblutë mes ekipeve pretendente në Superiore. Dede, që nuk është ndarë qetësisht me Elbasanin ende pa nisur sezoni, nuk ka mundur dot të marrë rezultat në ndeshjen e luajtur në “Adush Muça”.

Shumë kartonë të verdhë e kontraste në fushën e lojës, që tregonte se të dy ekipet dëshironin fitoren. Pas largimit të Egbo, në ndeshjen e parë në pankinën e Bylis, Dede u dorëzua ndaj golit të minutës së 76’ nga Lleshi, pak minuta pasi sulmuesi ishte aktivizuar në fushën e lojës. Në Ballsh u luajt me ritëm të lartë, sidomos në pjesën e parë, por para portës askush nuk kishte qetësinë e duhur për të bërë keq.

Lexo më tej: "Humbeni ndeshjen, po humbeni si duhet": ja si ndryshoi Ilir Daja fatet e një ndeshjeje që po shkonte keq

Në pjesën e dytë shansin më të mirë për mallakastriotët e kishte Sulovari, që mori vendin e Gjatës, por traversa i mohoi golin lojtarit të Bylis. Shpëtoi Elbasani dhe Bordin e kuptoi se ndoshta mund të merrte më shumë nga kjo ndeshje. E në fakt, Lleshi me një goditje të saktë me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi, vulosi fatin e kësaj sfide.

[video width="704" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66f9747e61d7e-1.mp4"][/video]

Kështu, Elbasani ngjitet në vendin e tretë, në shoqërinë e Partizanit dhe vetëm 1 pikë pas Vllaznisë kryesuese. Verdheblutë e Bordin vazhdojnë të tregojnë se duan të jenë në zonën e Final Four, ndërsa Bylis mbetet në zonën e ftohtë të renditjes, si kandidatë për rënien nga kategoria, me vetëm 5 pikë pas 7 javësh.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI