Flash

New York Times: Ne mbështesim Harris, Trump është i padenjë për President

Lapsi.al 30 September 2024
New York Times: Ne mbështesim Harris, Trump është i padenjë

Bordi drejtues i New York Times publikoi të hënën një deklaratë për zëvendëspresidenten amerikane Kamala Harris, duke e quajtur atë "zgjedhjen e vetme patriotike për presidente" duke pikturuar një pamje të zymtë të një mandati të dytë për ish-presidentin Donald Trump.

Në vend të lavdërimeve për kandidatin e tij të preferuar, bordi e mbështeti miratimin e tij për Harris duke renditur argumentet kundër Trump. "Është e vështirë të imagjinohet një kandidat më i padenjë për të shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara" - shkruan bordi redaktues i NY Times.

"Kjo e vërtetë e dëshpëruese se Donald Trump nuk është i përshtatshëm për të qenë president duhet të jetë e mjaftueshme që çdo votues që kujdeset për shëndetin e vendit tonë dhe stabilitetin e demokracisë sonë, t'i mohojë atij rizgjedhjen" – shprehet bordi, i përbërë nga 14 gazetarë opinionistë. “Për këtë arsye, pavarësisht nga mosmarrëveshjet politike që votuesit mund të kenë me të, Kamala Harris është zgjedhja e vetme patriotike për presidente” – thuhet në shkrim.

Mbështetja për Harris nuk është surprizë. Bordi editorial i NYT nuk ka mbështetur një republikan për president që nga Dwight Eisenhower në 1956-ën. Në korrik, 10 ditë përpara se presidenti Joe Biden të largohej nga gara (dhe pasi bordi i bëri thirrje që ta bënte këtë), ata botuan një editorial prej 5 pjesësh, mjaft të ashpër kundër Trumpit.

Në shkrimin e së hënës NYT shkruan se Harris është në kontrast të plotë me Trump, si një "shërbyese publik e përkushtuar" e cili është "më shumë se një alternativë e nevojshme". Bordi fokusohet në planet e Harris për ekonominë, kujdesin shëndetësor, politikën e jashtme dhe emigracionin si arsye për zgjedhjen e saj mbi Trump. Për këto arsye, ata shkruajnë, "Kamala Harris është zgjedhja e vetme". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Izraeli nis pushtin tokësor ndaj Libanit

Trupat izraelite kanë hyrë në Liban. Këtë e ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit, duke specifikuar se “operacionet e kufizuara tokësore të fokusuara...

22:23

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI