Flash

Protesta për Salianjin/ Mbyllet seanca parlamentare me një kërcënim për opozitën

Lapsi.al 30 September 2024
Protesta për Salianjin/ Mbyllet seanca parlamentare me një

Kush pret që mazhoranca të sillet me takt ndaj opozitës, meqë protesta ka në thelb burgosjen e një deputeti, do të zhgënjehet. Pas protestës së opozitës sot në parlament, mazhoranca vijoi me masat ndëshkuese. Menjëherë pasi deputetët i vunë flakën karrigeve, është përjashtuar në vend Flamur Noka, ndërsa seanca është mbyllur me një kërcënim nga Elisa Spiropali.

"Ju kujtoj deputetë që të gjitha aktet tuaja kanë pasoja dhe sipas rregullores edhe do të shqyrtohen" tha ajo në fund të seancës duke paralajmëruar ndëshkime të tjera. Opozita ka paralajmëruar një protestë të hënën në 7 tetor, ndërsa duket se mazhoranca do t'i përgjigjet flakë për flakë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI