Flash

SHBA dërgojnë disa mijëra ushtarë shtesë në Lindjen e Mesme

Lapsi.al 30 September 2024
SHBA dërgojnë disa mijëra ushtarë shtesë në

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë “disa mijëra” ushtarë shtesë në Lindjen e Mesme për të shtuar sigurinë dhe për t’u përgatitur për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme, njoftoi Pentagoni të hënën. Forcat shtesë do të përbëhen nga pjesëtarë të disa njësiteve të aeroplanëve luftarakë, tha zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.

Ky vendim vjen pas sulmeve të fundit në Liban dhe vrasjes së drejtuesit të Hezbollahut Hassan Nasrallah, një përshkallëzim i rëndësishëm i luftës në Lindjen e Mesme, kësaj radhe ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.

Trupat shtesë do të përfshijnë pjesëtarë nga njësitet e aeroplanëve luftarakë F-15E Strike Eagle, F-16, A-10 dhe F-22 dhe ekipet shoqërues’i për të mbështetur ata. Aeroplanët luftarakë pritej të zëvendësonin njësitet që tashmë janë të vendosura në Lindje të Mesme. Por tani ato që janë atje dhe njësitet e reja do të qëndrojnë së bashku për të dyfishuar fuqinë luftarake ajrore në këtë rajon.

Të dielën, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjithashtu njoftoi se do të zgjasë përkohësisht qëndrimin e aeroplanmbajtëses amerikane “USS Abraham Lincoln” dhe njësiteve shoqëruese në rajon.

Aeroplanët nuk janë atje për të ndihmuar me evaukimet e mundshme, tha zëdhënësja Singh, por “janë atje për të mbrojtur forcat amerikane”.

Të këshilluara

Spanjë, mbytet anija me dhjetëra emigrantë

Një varkë me emigrantë u përmbys në Ishujt Kanarie të Spanjës gjatë natës, duke vrarë të paktën nëntë persona dhe duke lënë 48 të tjerë të zhdukur. Autoritet...

21:59

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI