Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Video / Gol në shtesë e karton i kuq: barazim në derbin e nxehtë të Madridit

Lapsi.al 30 September 2024
Video / Gol në shtesë e karton i kuq: barazim në derbin e

Derbi numër 288 i Madridit do të mbahet mend si një mbrëmje e turpshme. Ndaj Courtois u hodhën objekte dhe ndeshja u ndërpre për një çerek ore në pjesën e dytë. Mes një atmosfere tepër të acaruar Real dhe Atletico ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.

Militao, në minutën e 64'-ër të pjesës së dytë realizoi një goditje të shkëlqyer duke i dhënë avantazhin skuadrës së Anceloti-t.  

U duk se do të ishte e lehtë për Real Madrid të administronte rezultatin, por në fakt gjendja ndryshoi totalisht prej tifozëve bardhekuq, të cilët u tërbuan duke hedhur sende në fushë. 

Në minutën e 68-të, gjyqtari Mateo Busquets Ferrer pezulloi ndeshjen pas objekteve të shumta të hedhura nga tifozët e Atletico-s drejt portierit të Los Blancos, Courtois. Portieri belg kishte protestuar për një kohë të gjatë në drejtim të arbitrit, madje duke treguar një çakmak që i kishte rënë nga tribuna disa centimetra larg portës.

Simeone dhe lojtarët e Atleticos së Madridit u përpoqën të qetësonin tifozët. Por situata vazhdoi dhe arbitri vendosi pezullimin e përkohshëm të ndeshjes, e cila rifilloi pas rreth 15'-të minutash ndërprerje.

Lexo më tej: "Vinicius do të fitojë Topin e Artë 2024": Marca paraprin enigmën e trofeut prestigjoz

Pas rikthimit në fushë, Atletico luftoi deri në fund derisa goli erdhi nga Correa në minutën e 96-të (pas aprovimit nga VAR). Ndërkohë, tre minuta me pas Marcos Llorente u përjashtua me karton të kuq për një faull ndaj Fran Garcias. Pas këtij rezultati, Atletico arriti në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Real numëron 18 pikë.  

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI