Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Video/ José, i pabesueshëm: protesta me laptop e Mourinho kundër VAR bën xhiron e botës

Lapsi.al 30 September 2024
Video/ José, i pabesueshëm: protesta me laptop e Mourinho
José Mourinho, gjithmonë i njëjti, edhe në Turqi. Gjatë ndeshjes Antalya-Fenerbahçe (0-2), Special One u bë protagonist i një tjetër proteste kundër arbitrave dhe VAR-it, këtë herë në një mënyrë edhe më të veçantë. Episodi që nxiti reagimin e trajnerit të Fenerbahce ishte një gol i anuluar ndaj Edin Dzeko, për pozicion jashtë loje. I pakënaqur me vendimin, Mourinho mori laptopin e tij dhe e vendosi përballë një kamere në anë të fushës, duke treguar një imazh të ndalur që sipas tij tregonte lëvizjen e sulmuesit, e cila ishte e rregullt dhe jo në pozicion jashtë loje. Lexo më tej: Video/ Mourinho jashtë Champions e me justifikimin gati: “Nëse flas futem në telashe” Mourinho mori edhe një karton të verdhë për protestat e tij, dhe më pas foli për incidentin edhe në konferencën për shtyp. Ai u shpreh para gazetarëve: "E bëra për të treguar se nuk kishte asnjë pozicion jashtë loje. Pozicioni i Edin ishte i qartë, por VAR-i e gjykoi për pesë sekonda". Në fund, Mourinho kishte të drejtë, por për fat të mirë të tij dhe të ekipit, gabimi i arbitrave nuk ndikoi në fitoren e ndeshjes: Fenerbahce arriti të ulë diferencën me Galatasaray kryesues në vetëm tre pikë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI