Flash

VIDEO/ Karriget e djegura të deputetëve të opozitës në oborrin e kuvendit

Lapsi.al 30 September 2024
VIDEO/ Karriget e djegura të deputetëve të opozitës në

Ky është momenti kur deputetët e opozitës i kanë vënë flakën karrigeve në oborrin e parlamentit, pas seancës kur u ndërpre mandati i deputetit Ervin Salianji. Kreu i grupit parlamentar, Gaz Bardhi tha se Salianji është në burg sepse denoncoi lidhjet e krimit me pushtetin dhe se është Edi Rama që i ka vënë flakën parlamentit me dënimin e Salianjit.

"Ne po djegim karriget tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Salianji denoncoi lidhjet e Fatmir Xhafajt me krimin. Karriget tona janë të qytetarëve. Edi Rama ka djegur parlamentin"

Pas fjalës së Bardhit dhe tensioneve në parlament, nga parlamenti u dha 10 minuta pushim, për qetësimin e situatës.

 

[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/WhatsApp-Video-2024-09-30-at-17.16.54_8173e71f.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI