Flash

Ambasada amerikane e shqetësuar për karriget e djegura të parlamentit

Lapsi.al 1 October 2024
Ambasada amerikane e shqetësuar për karriget e djegura të

Pas protestës së opozitës në parlament ku u dogjën disa karrige, ka reaguar ambasada amerikane që shprehet e shqetësuar për shkatërrimin që ndodhi në parlament. Sipas ambasadës, akte të tilla "dëmtuese" dhe "lënduese" nuk kanë vend në një proces demokratik.

Reagimi është në sinkron me atë të ambasadorit të Bashkimit Europian që ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe qortoi opozitën për aksionin që zhvilloi në parlament.

Megjithatë, duhet thënë se asnjë nga ambasadat nuk pati asnjë reagim për burgosjen e Ervin Salianjit për "kallëzim publik" një akuzë që nuk ekziston në kodin penal dhe që erdhi pas denoncimit që i bëri ai vëllait trafikant të ministrit të brendshëm. Deri tani nga radhët e opozitës ka pasur vetëm një reagim për ambasadorët, ai i Tomorr Alizotit që pyeti nëse ambasadat reagojnë në Greqi apo në Itali, njësoj siç bëjnë në vendin tonë kur ka protesta.

Reagimi i plotë i ambasadës amerikane

Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike.

Të këshilluara

Izraeli nis pushtin tokësor ndaj Libanit

Trupat izraelite kanë hyrë në Liban. Këtë e ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit, duke specifikuar se “operacionet e kufizuara tokësore të fokusuara...

22:23

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI