Flash

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Gazetari gjerman i FAZ: Rama dhe Vuçiç përdorin të njëjtat metoda për pushtetin e tyre

Lapsi.al 1 October 2024
Gazetari gjerman i FAZ: Rama dhe Vuçiç përdorin të

Gazetari i njohur gjerman Michael Martens që shkruan për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” thotë se Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama e dinë shumë mirë se anëtarësimi në BE, nuk do të ndodhë as sot as nesër as për 10 vite pavarësisht se kush është në fuqi në Beograd dhe në Tiranë. Në një intervistë emisionin e Adi Krastës në Syri Tv, gazetari gjerman thotë se ata kanë zgjedhur metoda të reja që kanë të bëjë më ruajtjen e fuqisë dhe mbajtjen e pushtetit. Ndërkohë BE-ja, sipas tij, thotë se për sa kohë ka stabilitet dhe nuk dëgjojmë për ndonjë problem.

“Siç e dini janë masat e Bashkimit Evropian kundër Kosovës ku mund të konsiderohen edhe si sanksione, por në të njëjtën kohë nuk ka asnjë masë kundër Serbisë. Kur shikoni për shembull sjelljen e të dyja vendeve gjatë këtyre 6 muajve të fundit është një situatë asimetrike, për të thënë më të paktën, pra ekziston rreziku se të dyja palët do të kenë një marrëveshje me kosto tek demokracia.

Duket se Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama e dinë shumë mirë se anëtarësia në BE, nuk do të ndodhë as sot as nesër as për 10 vite pavarësisht se kush është në fuqi në Beograd dhe në Tiranë sepse nuk do Evropa. Dhe kështu ata kanë zgjedhur metoda të reja që kanë të bëjë me ruajtjen e fuqisë, me pushtetin dhe ndërkohë BE, nga ana tjetër thotë se për sa kohë ka stabilitet dhe nuk dëgjojmë për ndonjë problem, lë të rrijnë sic janë dhe ne ndërkohë të vazhdojmë me ‘biznesin politik’, stabilokraci” - u shpreh gazetari.

Martens tha se veprimi i kryeministrit Rama duke telefonuar gazetarët gjermanë është një mungesë kontrolli të impulseve personale dhe si diçka aspak profesionale.

“Unë nuk di shumë raste në perëndim kur një kryetar qeverie të marrë në telefon personalisht gazetarët dhe t’u thotë si t’i redaktojnë historitë e tyre. Mua personalisht nuk më ka ndodhur kurrë. E konsideroj një mungesë kontrolli të impulseve të tua personale kur ne sigurisht zemërohemi dhe duam të telefonojmë dikë dhe t’i tregojmë arsyet përse jemi të zemëruar me ta, por zakonisht nuk e bëjmë sepse nuk është diçka shumë profesionale, sidomos për një kryetar qeverie dhe kjo pikërisht tregon një mungesë kontrolli të impulseve.

Unë pashë se çfarë kishte ndodhur me kolegët e mi, ndaj e postova në X. Ishte si një kambanë, pra pasi e kam dëgjuar këtë histori shumë herë me variacione të ndryshme por e njëjta gjë. Shkrujanë diçka kritike për Ramën dhe pastaj papritur u vjen një telefonatë nga vetë Rama që është realisht shumë e pazakontë, por edhe tipike sepse u ka ndodhur disa kolegëve që më kanë thënë. Mua nuk më ka ndodhur sepse nuk shkruaj për Shqipërinë, por u ka ndodhur shumë kolegëve.

Nuk e di nëse do te flisnim për sjellje diktatoriale, por do ta quaja shumë joprofesionale, sepse për ne perëndimorët nuk ekziston ky kërcënim. Është diçka e pazakontë dhe paksa qesharake dhe tregon me sjelljen e një kryetari qeverie dhe çfarë i ndodh një gazetari që punon në Shqipëri. Nëse e bën këtë me ne atëherë çfarë ndodh me gazetarët në Shqipëri?” – tha ai. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Gazetarët politikë të dy mediave më të mëdha gjermane: Si bën presion Edi Rama

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI