Flash

Irani sulmon me raketa Izraelin

Lapsi.al 1 October 2024
Irani sulmon me raketa Izraelin

Konflikti në Lindjen e Mesme merr tashmë një përmasë tjetër. Irani ka sulmuar me raketa Izraelin. Forcat e Mbrojtjes Izraelite njoftuan lëshimin e raketave balistike. Më herët, Shtëpia e Bardhë tha të martën se SHBA beson se Irani po përgatit një sulm të menjëhershëm me raketa balistike kundër Izraelit.

“Shtetet e Bashkuara kanë indikacione se Irani po përgatitet të nisë një sulm me raketa balistike kundër Izraelit. Ne po mbështesim në mënyrë aktive përgatitjet mbrojtëse për të mbrojtur Izraelin kundër këtij sulmi. Një sulm i drejtpërdrejtë ushtarak nga Irani kundër Izraelit do të sjellë pasoja të rënda për Iranin”, thuhej në deklaratë.

Sirenat e alarmit dëgjohen në TelAviv. Policia izraelite thotë se ka marrë një raport për një sulm me armë zjarri në lagjen Jaffa të Tel Avivit.

Ka disa viktima, tha një zëdhënës i policisë. Shërbimi kombëtar i emergjencës i Izraelit thotë se ndodhi pranë një stacioni hekurudhor të lehtë në Jaffa.

Të këshilluara

Mark Rutte merr udhëheqjen e NATO-s

Ish-kryeministri holandez, Mark Rutte, menjëherë u zotua për mbështetje të fuqishme për Ukrainën, pasi mori udhëheqjen e NATO-s më 1 tetor. Marrja e detyrës së ...

12:31

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI