Flash

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Prapaskena/ SHBA ndihmoi Izraelin të shkatërronte raketat iraniane

Lapsi.al 1 October 2024
Prapaskena/ SHBA ndihmoi Izraelin të shkatërronte raketat iraniane

SHBA përdori një duzinë përgjuesish kundër raketave iraniane të lëshuara drejt Izraelit. Lajmin e konfirmoi Pentagoni. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Jake Sullivan e quajti sulmin një "përshkallëzim të rëndësishëm nga Irani".

Ushtria izraelite tha se rreth 180 raketa u hodhën në Izrael të mërkurën, shumica e të cilave u kapën në ajër. Presidenti iranian Massoud Pezeshkian e ka mbrojti sulmin, duke e quajtur atë një përgjigje "vendimtare në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve iranianë".

Në një konferencë për shtyp në Pentagon, gjeneralmajor Patrick Ryder tha se dy shkatërrues të marinës amerikane u përdorën për të lëshuar përgjuesit kundër raketave. Ai nuk konfirmoi nëse ata goditën ndonjë nga raketat iraniane duke shtuar se informacionet janë ende duke u verifikuar.

Ai tha se sulmi i së martës ishte rreth "dyfishi i shtrirjes" së sulmit të prillit të Iranit për sa i përket raketave balistike të përdorura. Gjeneral Major Ryder shtoi se Pentagoni nuk ishte në dijeni të ndonjë paralajmërimi për sulmin.

Duke folur në një konferencë të veçantë në Shtëpinë e Bardhë, Sullivan tha se ishte "e rëndësishme që SHBA ishin në gjendje të masnin hapat me Izraelin dhe të krijonim një situatë në të cilën askush nuk u vra në ky sulm në Izrael”. Ai shtoi se SHBA tani do të shqyrtojë "hapat e duhura të ardhshme" për të siguruar interesat amerikane dhe "për të promovuar stabilitetin në masën maksimale të mundshme".

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha në një deklaratë se sulmet ishin në përgjigje të vrasjes së Izraelit të një komandanti të lartë të IRGC-së dhe udhëheqësve të milicive të mbështetura nga Irani në rajon. Ai përmendi vrasjet e shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe komandantit të IRGC-së, Abbas Nilforoshan në Liban fundjavën e kaluar.

Ai gjithashtu iu referua vrasjes së liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran në korrik. Ndërsa Izraeli nuk e ka pranuar se qëndron pas vdekjes së Haniyeh, besohet gjerësisht se ai është përgjegjës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI