Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Zbulime të bujshme nga përgjimet, ultrasit i jepnin këshilla Inzaghit e Skriniar kishte frikë: "I dridhej zëri"

Lapsi.al 1 October 2024
Zbulime të bujshme nga përgjimet, ultrasit i jepnin këshilla

“Po i bie shkurt Mister... na dhanë një mijë bileta... Ne i bëmë llogaritë, na duhen edhe 200 për të qenë të qetë... i arrijmë 1200 bileta? Kjo është kërkesa ime”. Një fragment që lexohet në urdhrin paraprak në hetimin blic kundër ultrasve, që i referohet përgjimeve të majit 2023. Marco Ferdico, shefi ultra i zikaltërve që përfundoi në burg, i kërkoi në telefon trajnerit të Inter Simone Inzaghi bileta për finalen e Champions League, kundër City, në Stamboll. Por jo vetëm kaq. Edhe ndaj Milan Skriniar u ushtrua presion të mos largohej nga Inter për te PSG.

Ferdico dhe Mauro Nepi, një tjetër shef ultra zikaltër i arrestuar, donin të bisedonin me Simone Inzaghi në Appiano, por takimi u anulua. “Jo, agresiv jo, por po them Mister, dua të të them diçka. Këtu je në Milano, nuk je në provincë, më vjen keq por duhet të fillosh t'i nxjerrësh kthetrat për një moment. Këtu je në Milano, kur je me 10 vetë fut dy sulmues dhe të kujtohet Berluskoni”.

PRESIONI NDAJ SKRINIAR

Po ashtu është edhe një takim mes drejtuesve ultras të Inter dhe ish-mbrojtësit të zikaltërve, Milan Skriniar, për të diskutuar mbi “tregun e transfertave”, në dokumentet e hetimit nga Prokuroria e Milanos për tifozerinë e organizuar. Në janar 2023, dy nga drejtuesit e Nord, Marco Ferdico dhe Mauro Nepi, të arrestuar dje, donin të takonin sllovakun, i cili u transferuar te PSG në qershor të po atij viti, për të "siguruar informacione në lidhje me rinovimin e kontratës - gjë që më vonë nuk u realizua – mes lojtarit dhe Inter, duke testuar kështu dëshirën e mundshme të lojtarit për t'u larguar nga Milano dhe duke u përpjekur ta bindnin atë të mbetej në skuadrën e zikaltërve”, thuhet në urdhrin e gjykatësit hetues.

Lexo më tej: Gëlqere e pashuar për të varr*sur shefin ultras të Interit: Beretta duhej vra*ë

Një takim që zgjat 20 minuta pasdite, në fund të të cilit të dy informuan krye shefin ultra Andrea Beretta për rezultatin. “Gjithsesi po ikën... 100% tashmë e ka vendosur, e pe që po i dridhej zëri... u tremb pak” thotë Nepi. “Ai u frikësua kur filloi... pastaj u lëshua... por e vuri fytyrën në lojë... u shfaq”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI