Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Foden e pasioni i pabesueshëm: "Kur të tërhiqem do të krijoj një vlog për peshkimin"

Lapsi.al 2 October 2024
Foden e pasioni i pabesueshëm: "Kur të tërhiqem do të

Në kohën e lirë (të pakët) në dispozicion, çdo futbollisti pëlqen t'i japë liri pasioneve të tij. Njëra prej tyre i lidh pothuajse të gjithë ata, domethënë dashuria e lindur për videolojërat: në të kaluarën është folur shumë për ndalimin e PlayStations në kampet stërvitore ose për lojtarët që humbnin gjumin gjatë fushatave virtuale të natës vonë. Megjithatë, ka nga ata, si Phil Foden, të cilët kanë një interes dukshëm më "klasik", që e bashkon atë me shumë njerëz normalë: peshkimin. Mesfushori i Manchester City foli për këtë në një kanal në YouTube të një marke të specializuar të pajisjeve të peshkimit.

FODEN, PASIONI PËR PESHKIMIN

Sezoni nuk filloi në mënyrën më të mirë për të (vetëm 3 paraqitje dhe 0 gola të shënuar), dhe kur gjërat nuk shkojnë mirë në fushë, Phil Foden gjithmonë mund të "stakojë prizën" dhe t'i përkushtohet pasionit të tij më të madh, peshkimit. Një hobi që pasi të tërhiqet nga futbolli do të jetë pjesë e pandashme e pensionit të tij: "Kur të tërhiqem, do të hap një vlog (një video blog red.) mbi peshkimin. Kur isha rreth pesë vjeç, babai im gjithmonë më merrte për të peshkuar me të dhe më ka pëlqyer gjithmonë që atëherë".

Lexo më tej: Foden në shënjestrën e tabloidëve anglezë: e quajnë 007, por nuk është një kompliment

Një peshkim mjaft i larmishëm, sipas asaj që tregon Foden: "Kam kapur gjithçka. Fillova me peshq të vegjël, më pas fillova të peshkoja për peshq më të mëdhenj si krapi. Më pëlqen; më pëlqen çdo lloj peshkimi. Gjatë tërheqjes sonë para Kampionatit Evropian, kishim liqene në fushat e golfit. Merrja grepin tim dhe kapja krap”.

Nga mënyra se si ai flet për këtë, duket sikur mezi pret ditën e tërheqjes nga sporti për t'iu përkushtuar peshkimit 24 orë në ditë...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI