Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Ten Hag kërkon besim: "Në karrierën time kam fituar gjithmonë". Por Man Utd ka gati planin B

Lapsi.al 2 October 2024
Ten Hag kërkon besim: "Në karrierën time kam fituar

9 ndeshje të zhvilluara, përfshirë Community Shield, vetëm 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i dobët i sezonit të Manchester United të Erik ten Hag. Pasi shpenzuan shumë para gjatë verës, Djajtë e Kuq ndodhen tani në krizë të plotë, dhe pozita e trajnerit holandez po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme.

Në një intervistë për Sky Sports, ish-trajneri i Ajax u tregua i sigurt dhe i vendosur për të vazhduar me filozofinë e tij të futbollit. Edhe pse në realitet, drejtuesit duket se po shqyrtojnë disa profile për zëvendësimin e tij të mundshëm...

TEN HAG SHEH PËRPARA, POR UNITED... NDOSHTA JO

"Elementi thelbësor është të ruash besimin tënd. Ky është mesazhi që duhet të japim: nëse humb besimin në atë që bën, humbet gjithçka. Duhet të vazhdojmë të ecim përpara, të ndjekim planin, sepse në karrierën time gjithmonë kam treguar se fitoj. Në gjashtë vitet e fundit kam fituar tetë trofe, edhe këtë sezon do të arrijmë suksesin". Kështu foli ten Hag, duke sqaruar pozicionin e tij. Më pas shtoi: "Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, do të kalojmë problemet bashkë, unë dhe skuadra: mund ta bëjmë".

Fjalë që tregojnë një siguri të dukshme për të ardhmen e tij në pankinën e Djajve të Kuq, megjithëse nga Anglia janë të bindur se drejtuesit po shqyrtojnë alternativa.

ITALIANËT APO... PISTA E "BRENDSHME"

Prej ditësh flitet për një sulm të mundshëm të United ndaj Simone Inzaghi, në rast se trajneri piacentin vendos të largohet nga Inter, një hipotezë për momentin e largët. Gjithashtu, sot është përhapur zëri se Sir Alex Ferguson, një figurë me shumë peshë në Old Trafford, po mbështet kandidaturën e Max Allegri, i cili është ende pa punë pas përfundimit të marrëdhënies së trazuar me Juventus.

Lexo më tej: Manchester United zgjedh trajneri e ri pas ten Hag: Southgate menjëherë ose Inzaghi në janar

Përveç dy italianëve (dhe Tuchel, një tjetër emër i madh aktualisht pa skuadër), në Angli ka filluar të qarkullojë një hipotezë që drejtuesit e Djajve të Kuq mund të zgjedhin befas një opsion "të brendshëm": sipas Manchester Evening Neës, Ruud Van Nistelrooy, aktualisht pjesë e stafit teknik, mund të zëvendësojë ten Hag në rast shkarkimi. Ish-sulmuesi tashmë gëzon mbështetjen e dhomës së zhveshjes dhe për tifozët ka mbetur një idhull.

Ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare; në rast dështimesh të tjera, ten Hag do të shkarkohet.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI