Flash

Trazirat e Lindje së Mesme mbërrijnë në Europë? Dy shpërthime pranë Ambasadës izraelite në Danimarkë

Lapsi.al 2 October 2024
Trazirat e Lindje së Mesme mbërrijnë në Europë? Dy

Policia në Danimarkë tha se dy shpërthime ndodhën gjatë natës së shkuar në afërsi të Ambasadës së Izraelit në Kopenhagë. Përmes një postimi në platformën X, policia tha se nuk ka ndonjë të plagosur, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar. Policia nuk dha detaje për dëmet që mund të jenë shkaktuar dhe tha se është herët të thuhet nëse shpërthimi kishte cak ambasadën. Të martën në mbrëmje, zona përreth Ambasadës izraelite në Stokholm u mbyll gjithashtu, pasi u raportua për “një zhurmë të fortë”.

Mediat lokale raportuan më vonë se ndërtesa e ambasadës ishte sulmuar me plumba. Këto zhvillime vijnë në kohën kur Izraeli po kryen një operacion tokësor kundër objektivave të Hezbollahut - organizatë e cilësuar si terroriste nga SHBA-ja - në Libanin jugor. Izraeli është duke vazhduar edhe sulmet në Gazë, tashmë gati një vit.

Më 7 tetor të vitit të kaluar, Izraeli u sulmua nga Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - i cili vrau mbi 1.200 njerëz dhe mori peng qindra të tjerë. Në përgjigje, Izraeli po kryen një fushatë të ashpër sulmesh në enklavën e banuar me palestinezë, e cila kontrollohet nga Hamasi. Mbi 42.000 njerëz janë vrarë atje që nga fillimi i luftës, sipas autoriteteve të Hamasit./ REL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI