Flash

Joaquin Phoenix nxit aludimet se është martuar me aktoren

Lapsi.al 3 October 2024
Joaquin Phoenix nxit aludimet se është martuar me aktoren

Joaquin Phoenix ka nxitur së fundmi aludimet se ai mund të jetë i martuar me partnerenn e tij prej kohësh, Rooney Mara.

Gjithçka nisi pasi Phoenix, 49 vjeç, iu referua Marës si "gruaja" e tij gjatë një interviste të fundit në podcast. Duke u shfaqur në podcastin "Talk Easy with Sam Fragoso", Phoenix përmendi rastësisht "gruan" e tij ndërsa diskutoi se si e shkroi fjalimin e tij për pranimin e Oscars 2020, duke vënë në dukje: "E shkrova me ndihmën e mamasë dhe gruas sime".

Ndonëse më vonë ai iu referua aktores me emër, ai u përmbajt nga sqarimi i drejtpërdrejtë i statusit të marrëdhënies së tyre, duke i lënë fansat të pyesin nëse çifti, i njohur për natyrën e tyre private,ishin martuar fshehurazi.

Phoenix dhe Mara janë bashkë prej disa vitesh dhe u fejuan në vitin 2019, por ata gjithmonë kanë mbajtur një profil të ulët në publik. Paraqitjet e tyre në tapetin e kuq janë të rralla dhe zakonisht shmangin diskutimin e marrëdhënies së tyre në intervista.

Duke i shtuar akoma më shumë ​​spekulimet, Rooney u pa duke marrë pjesë në premierën e filmit të fundit të Joaquin, "Joker: Folie à Deux", në fillim të kësaj jave. Ndonëse aktorja ka pozuar e vetme në tapetin e kuq, në dorën e saj të majtë është vënë re një unazë.

Të këshilluara

Angelina Jolie konfirmon romancën e re

Angelina Jolie, së fundmi ka konfirmuar romancën me reperin Akala. Sipas Daily Mail, Akala u pa duke marrë pjesë në një festë që aktorja organizoi për kompan...

16:45

Lady Gaga zbulon planet për martesë

Lady Gaga ka zbuluar së fundmi  se si i fejuari i saj Michael Polansky i kërkoi dorën për martesë. E ftuar në "Jimmy Kimmel Live!" të martën mbrëma, 13-herë ...

20:01

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI