Flash

Pas Gjykatës Kushtetuese, SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Anti-Korrupsion

Lapsi.al 3 October 2024
Pas Gjykatës Kushtetuese, SPAK nuk pranon të marrë pjesë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në komisionin e posaçëm parlamentar Anti-Korrupsion të drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj. SPAK në përgjigjen pas interesimit të mediave ka theksuar se prokurorët unanimisht kanë vendosur që nuk është e nevojshme pjesëmarrja në nivel ekspertësh.

“Në përgjigje të interesimit tuaj, ju bëjmë me dije se kërkesa e Komisionit të Posaçëm Parlamentar ‘Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian’ (Komisioni), u analizua me shumë kujdes nga ana jonë, duke u trajtuar në mbledhjen e Prokurorëve të Posaçëm të datës 03.09.2024. Gjatë kësaj mbledhjeje, Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Në mënyrë unanime, të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision, pasi vlerësuan se tashmë institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse. Ky detyrim ligjor është realizuar përmes publikimit të Raporteve Vjetore të SPAK në faqen zyrtare, si dhe raportimeve periodike përballë KLP-së dhe Kuvendit. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme cilësoi se është e gatshme për të ofruar kontributin e saj përmes dhënies së mendimeve ligjore sa herë që do të konsiderohet e nevojshme nga ky Komision,” thotë SPAK.

Në Komisionin, që drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafaj, nuk ka marrë pjesë asnjë deputet i opozitës. Xhafaj, pas rekomandimeve të ambasadës amerikane, në kërkesën e tij drejtuar institucioneve që ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit. Ditën e djeshme dhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ftesën e Kuvendit për tu bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI