Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

"Man Utd i ofroi pankinën teknikut Inzaghi menjëherë": prapaskena e bujshme e Palmeri

Lapsi.al 4 October 2024
"Man Utd i ofroi pankinën teknikut Inzaghi menjëherë":
Qëndrimi i Erik ten Hag në pankinën e Manchester United, pavarësisht deklaratave sipërfaqësore, vazhdon të varet nga një fije shumë e hollë. Barazimi i arritur në minutën e fundit në fushën e Portos në Europa League (për më tepër falë Maguire, një prej lojtarëve të “eliminuar” nga formacioni titullar nga holandezi), nuk ndryshoi mendjen e drejtuesve të klubit anglez i cili në këto ditë vazhdon të hetojë merkaton e trajnerëve. E një lajm i bujshëm vjen nga gazetari italian Tancredi Palmeri. Sipas mediave angleze, shumë profile janë kontaktuar nga drejtuesit e Djajve të Kuq, të cilët megjithatë kanë vënë në krye të listës së favoritëve trajnerin aktual të Inter, Simone Inzaghi. Deri pak ditë më parë flitej për një lëvizje të vërtetë të planifikuar për në qershor, por orët e fundit gazetari Tancredi Palmeri foli për një “ofertë me efekt të menjëhershëm”.

MANCHESTER UTD E KËRKON MENJËHERË

Tashmë dihet mirë se emri i teknikut Simone Inzaghi është më se i popullarizuar në Old Trafford. Por drejtuesit e Manchester United kanë shkuar aq larg sa t'ia ofrojnë menjëherë pankinën trajnerit të Inter. E kjo është një risi absolute. Lajmin e ka dhënë gazetari i Sportitalia, i cili saktëson edhe se si propozimi i Djajve të Kuq mori një përgjigje të menjëhershme. “Ditët e fundit, Manchester United i kishte ofruar teknikut Simone Inzaghi që të merrte rolin e menaxherit me efekt të menjëhershëm gjatë pauzës për ndeshjet e kombëtareve”, ka shkruar Palmeri në profilin e tij në X. Sipas gazetarit, tashmë trajneri piacentin i ka kthyer përgjigjen e tij anglezëve: “Inzaghi refuzoi”, përfundon tweet-i.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI