Flash

Moti keq përfshinë Bosnjen/ Shkaktohet rrëshqitje dheu, raportohen disa viktima

Lapsi.al 4 October 2024
Moti keq përfshinë Bosnjen/ Shkaktohet rrëshqitje dheu,

Në territorin e komunës së Jabllanicë është raportuar për viktima pas reshjeve të shiut gjatë natës, që shkaktuan rrëshqitje të dheut në Bosnje e Hercegovinë. Kështu tha Marija Buhaç, kryeministrja e Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK). Ajo nuk specifikoi për sa viktima bëhet fjalë.

"Fatkeqësisht, sipas informacioneve të para, kemi edhe viktima njerëzore. Kemi kërkuar ndihmë nga Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës që të dërgojnë një helikopter për të shpëtuar jetën e një fëmije në Jabllanicë”, tha ajo gjatë një konference të jashtëzakonshme për media në Mostar më 4 tetor.

Ndërkaq, një helikopter i forcave të Bashkimit Evropian në Bosnje (EUFOR) po transporton nga Jabllanica personat e plagosur rëndë, tha Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës.

Kryetari i Jabllanicës, Damir Shabanoviq, tha për Radion Evropa e Lirë se në këtë komunë dhe në mbarë shtetin do të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore.

“Është kaos. Kemi viktima, por nuk e dimë se sa. Dëmet materiale janë jashtëzakonisht të mëdha”, tha ai.

Adill Shuta, komandanti i Shtabit të Mbrojtjes Civile të Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës, njëherësh ministër i Financave, tha se autoritetet kanë angazhuar të gjitha forcat e disponueshme, duke shtuar se ato “po përparojnë nga Mostari drejt Jabllanicës", ndërsa në një pjesë e fshatit Buturoviq Pole, fshat midis Jabllanicës dhe Konjicës, gjendja është “kritike”.

Darko Juka, zëdhënësi i Qeverisë së HNK-së, tha se qarkullimi rrugor është plotësisht i ndërprerë, ndërkaq linjat e komunikimit telefonik janë ndërprerë pjesërisht në zonën e Jabllanicës dhe Konjicës.

Juka tha se ka pasur rrëshqitje të dheut dhe dalje të lumenjve nga shtrati. Ai tha se rrugët nga Jabllanica drejt veriut dhe qytetit Prozor-Rama janë shembur.

“Bëjmë thirrje që askush të mos niset nga Mostari drejt Jabllanicës dhe Konjicës, sepse do të rrezikojnë jetën e tyre”, tha ai.

Nga Njësia e Zjarrfikësve të Jabllanicës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se ekipet janë në terren dhe se situata është kritike.

Nermin Nikshiq, kryeministër i entitetit të Federatës të Bosnje e Hercegovinës, tha se një numër i qytetarëve, që ishin bllokuar në shtëpitë e tyre për shkak të vërshimeve, janë evakuuar.

“Ministria e Punëve të Brendshme është përfshirë në përpjekjet për evakuim dhe përmes helikopterit është evakuuar një fëmijë i lënduar”, tha Nikshiq.

Zjarrfikësit thanë se disa pjesë të rrugëve janë mbyllur për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe rrëshqitjeve të dheut nga Konjici deri në Mostar, si dhe drejtimi rrugor Prozor-Rama-Jabllanicë.

Nga Hekurudhat e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është pezulluar qarkullimi i trenave ndërmjet Sarajevës dhe Çaplinës.

Sipas korrespondentit të REL-i nga Mostari, në zonën e këtij qyteti, vërshimet kanë shkaktuar rrëzimin e disa urave.

Për shkak të reshjeve të shumta, janë përmbytur gjithashtu pjesë të komunave Kiselak, Kreshevo dhe Fojnica, në pjesën qendrore të Bosnjës. Nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile të Komunës Kiselak u bë e ditur për Radion Evropa e Lirë se gjatë natës janë përmbytur disa shtëpi./REL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI