Flash

Përmbytjet lanë pas të paktën 18 viktima, ekipet ndërkombëtare të shpëtimit në ndihmë të Bosnje-Hercegovinës

Lapsi.al 6 October 2024
Përmbytjet lanë pas të paktën 18 viktima, ekipet

Ekipet e shpëtimit nga shtetet fqinje të Bosnjë e Hercegovinës dhe nga Bashkimi Evropian të dielën u janë bashkuar përpjekjeve për të gjetur njerëzit e zhdukur nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut dhe për pastruat rrënojat. Bosnja ka kërkuar ndihmë nga BE-ja pasi reshjet e mëdha të shiut të enjten dhe të premten shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të dheut, që kanë lënë të vdekur të paktën 18 persona.

Fatkeqësia natyrore po ashtu ka shkatërruar rrugë dhe ura dhe ka lënë të plagosur dhjetëra persona. Zyrtarët thanë se të paktën 10 persona ende konsiderohen të zhdukur, shumica nga fshati Donja Jabllanica, në jug të Bosnjës, fshat ku ka pasur rrëshqitje të mëdha të dheut.

Luigi Soreca, kreu i misionit të BE-së në Bosnje, shkroi në X, se blloku evropian qëndron me Bosnjën dhe se ekipet e shpëtimit po shkojnë për të ndihmuar këtë shtet.

Autoritetet thanë se ekipet e shpëtimit nga Kroacia kanë shkuar, ndërkaq një ekip nga Serbia pritet të shkojë në Bosnje më vonë gjatë 6 tetorit, pasur nga një ekip për shpëtim i përbërë nga qentë që do të dërgohet nga Sllovenia. Mali i Zi, Maqedonia e Veriu, Polonia, Republika Çeke dhe Turqia po ashtu kanë ofruar ndihmë, thanë autoritetet në Bosnje./ REL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI