Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Protesta e opozitës/ Policia njofton bllokimin e qarkullimit për disa rrugë

Lapsi.al 6 October 2024
Protesta e opozitës/ Policia njofton bllokimin e qarkullimit për disa

Të hënën në orën 18 do të mbahet protesta e madhe kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita shqiptare. Teksa opozita fton të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës, Policia e Shtetit në një lajmërim për mediat, ka njoftuar që ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e saj. Akset kryesore të Tiranës do të jenë të bllokuara për mjetet por jo për qytetarët, thuhet në lajmërim.

Bllokimi i rrugëve kryesore për makinat në Tiranë do të fillojë që në orën 18:00 deri në përfundim të protestës që ka thirrur opozita. Të bllokuara nga ora 18:00 do të jetë bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi ‘Nënë Tereza’ dhe rrugët: ‘Ukraina e Lirë’, ‘Papa Gjon Pali II’ dhe ‘Ismail Qemali’.

Policia thotë se ka parashikuar dhe bllokimin për makinat edhe disa akseve të tjera rrugore nëse do të jetë e nevojshme për zhvillimin normal të protestës.

Rrugët që mund të bllokohen për lëvizjen e mjeteve janë:

Kafe ‘Europa’- Segmenti "Ushtari i panjohur" deri te 9-katëshet; Shkolla "1 Maji" - kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit; kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja; Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës; Kryqëzimi i Librit Universitar; Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla ‘Sabaudin Gabrani’; Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga ‘Ibrahim Rugova’ dhe rruga ‘Ismail Qemali’; Rrethrrotullimi ‘Zogu i Zi’; kryqëzimi te ish-stacioni i trenit; kryqëzimi i urës së Taiëanit; Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit ‘Skënderbej’; kryqëzimi i urës së ish-hotel ‘Dajti’; kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave; rruga ‘Dritan Hoxha’, përpara vendit të quajtur ‘Kupola’ dhe kryqëzimi i ‘Pallatit me Shigjeta’.

Policia e Shtetit i kërkon drejtuesve të makinave që të përdorin rrugë alternative për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve që do të marrin pjesë në protestë.

Të këshilluara

Rama shton një ministri të re

Qeveria shqiptare po propozon një projektligj mbi riorganizimin e sistemit shkencor, ku institucionet vlerësuese të veprimtarisë shkencore do të jenë një Minist...

14:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI