Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Video/ Juventus e katranos në fund: në avantazh me Vlahovic, Douglas Luiz i dhuron një penallti Cagliari

Lapsi.al 6 October 2024
Video/ Juventus e katranos në fund: në avantazh me Vlahovic, Douglas

Një befasi e vërtetë për Juventus e teknikun e saj Thiago Motta, të ndalur në barazim 1-1 nga Cagliari në Stadium. Bardhezinjtë kaluan në epërsi në minutën e 15' me një penallti të Vlahovic dhe në minutën e 89' u arritën nga sardët, sërish nga pika e bardhë, me Marin. I bujshëm në këtë rast, naiviteti i Douglas Luiz, që rrëzoi sulmuesin e skuadrës së teknikut Nicola me një shkelm jashtë kohe. Një minutë më vonë, Conceiçao u përjashtua me karton të kuq dhe, pasi ishte i ndëshkuar, simuloi në zonë pas një ndërhyrjeje të Obert.

Më pas, në kohën shtesë, shtyllat e Obert dhe Fagioli, ky i fundit direkt nga një goditje këndi. Bardhezinjtë, me barazimin e katërt në 7 ndeshje, ngjiten në 13 pikë në renditje, -3 nga Napoli dhe -1 nga Inter. Për sardët, një pikë e shkëlqyer pas fitores në Parma: në renditje janë në kuotën gjashtë.

DAUGLAS LUIZ, PENALLTIA E DYTË NË 4 DITË

Hap fals i Juventus në kampionat pas rikthimit të madh në Champions League me Leipzig. Në javën e shtatë të Serie A, skuadra e Thiago Motta nuk shkoi përtej barazimit 1-1 me Cagliari, duke u kalua nga Inter dhe kapur nga Udinese në renditje. Në Allianz Stadium në pjesën e parë bardhezinjtë dominuan zotërimin e topit, bënë ndeshjen dhe morën avantazhin falë penalltisë së Vlahovic (15').

Lexo më tej: Tronditet Juventus, sezon i përfunduar për Bremer: "Do kthehesh më i fortë"

Në pjesën e dytë sardët reaguan falë edhe zëvendësimeve dhe pas një gabimi të bujshëm të Dusan i vetëm përballë Scuffet, barazuan po me penallti me Marin (88'), për shkak të një naiviteti në zonë nga Douglas Luiz ndaj Piccoli. Penalltia e dytë e shkaktuar në harkun e katër ditëve nga braziliani i ardhur nga Aston Villa, pas asaj në Champions ndaj Leipzig, që nuk po e gjen veten në Torino.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI