Flash

ANSA: Tension në Tiranë, godinat qeveritare në flakë

Lapsi.al 7 October 2024
ANSA: Tension në Tiranë, godinat qeveritare në flakë

Tensione mbrëmjen e sotme në Tiranë në një proteste të opozitës së qendrës së djathtë shqiptare të udhëhequr nga Partia Demokratike. PD është forca kryesore opozitare e drejtuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Mbështetësit e opozitës hodhën një sërë kokteje molotovi përpara Selisë së Qeverisë, përpara se të vazhdonin marshimin që u ndal përpara selisë së Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama. Edhe këtu nje “dush” me kokteje molotov ka rënë në fasadën e ndërtesës, e cila është përfshirë nga flakët.

Policia ka ndërhyrë për të shuar zjarrin, ndërsa ka përdorur bomba tymuese për të shpërndarë turmën e drejtuar nga deputetë të Partisë Demokratike. I njëjti skenar u përsërit më pas para zyrave të Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, të drejtuar nga kryebashkiaku socialist Erion Veliaj. Përveç tymit, policia vendosi edhe makina të hedhjes së ujit.

“Sot është vetëm fillimi i një beteje që do të vazhdojë deri në fitoren tonë”, - deklaroi dje Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak që nga dhjetori i kaluar dhe në pritje të nisjes së një gjyqi që e sheh të akuzuar për korrupsion “për favorizimin e dhëndrit të tij në privatizimin e truallit të një klubi sportiv” në Tiranë, mbi të cilin u ndërtua më pas një kompleks pallatesh.

Opozita kërkon një qeveri teknike që mund të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me argumentin se “zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të bëhen me qeverinë e Ramës”. ©Teksti më lart është i ANSA. Përshtati në shqip LAPSI.al

LEXO EDHE: Associated Press: Opozita shqiptare në protestë për qeveri teknike

Zëri i Amerikës: Protesta e opozitës, molotovë ndaj godinave qeveritare

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI