Flash

Erdogan kërcënon Izraelin: Herët a vonë do paguani për gjenocidin

Lapsi.al 7 October 2024
Erdogan kërcënon Izraelin: Herët a vonë do paguani për

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se Izraeli do të paguajë çmimin për gjenocidin që po kryen kundër popullit palestinez, një vit pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

“Izraeli herët a vonë do të paguajë çmimin e gjenocidit që po kryen prej një viti dhe po vazhdon”, shkroi presidenti turk në një mesazh për X. “Këtu dhe pikërisht për 365 ditë, 50 mijë vëllezër e motra, shumica fëmijë dhe gra, u vranë brutalisht”, shkroi ai.

Në reagimin e tij, Erdogan e ka cilësuar kryeministrin izraelit si Benjamin Netanyahu si Hitleri.

“Ashtu si aleanca e njerëzimit ndaloi Hitlerin, Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës do të ndalen në të njëjtën mënyrë,” shton Erdogan,

Sipas presidentit turk, njerëzimi në tërësi është vrarë drejtpërdrejt para syve të botës për një vit.

Kujtojmë se ditën e sotme shënohet një vit nga sulmet e vitit të kaluar të 7 tetorit, në të cilat Hamasi vrau rreth 1200 njerëz dhe mori peng 251 të tjerë.

Që nga 7 tetori, gati 42,000 njerëz janë vrarë gjatë sulmeve të Izraelit në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI