Flash

“Fola me mamin sa mora ftesën. Dua të shkoj në Botëror”: Pajaziti, njeriu që prezantohet si Demollari i ri

Lapsi.al 7 October 2024
“Fola me mamin sa mora ftesën. Dua të shkoj në

Adrion Pajaziti, mesfushori kuqezi që është surpriza e madhe e teknikut Sylvinho për dy ndeshjet e Nations League kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë në transfertë, është gati të përballojë presionin që mbart fanella e kombëtares: “Besoj që jam shumë gati pasi jam në formë të mirë. Kam pasur një parasezon shumë të mirë me Fulham. Kam luajtur ndeshje dhe kam shënuar gola. Tani kam kaluar në huazim në Kroaci, jam në formë të mirë fizikisht dhe kam shumë besim tek vetja. Po të më jepet shansi, jam gati”.

Pajaziti nënvizoi gjithashtu se ka ëndërr që të kualifikohet me Shqipërinë në Kampionatin Botëror, ndërsa tregoi edhe idhujt e tij kuqezi. “Dua që të tregoj veten dhe të marr sërish ftesën. Të jem lojtar i afirmuar në Kombëtare dhe në terma afatgjatë dua që të kualifikohemi në Botëror”.

Lexo më tej: Pajaziti “Demollari” i ri, Simoni u pikas nga skauti më i mirë i Eintracht: Bushi zbulon talentet kuqezi U21

Një emocion i veçantë për thirrjen me kuqezinjtë, që Pajaziti nuk ngurron ta rrëfejë: “Fola me mamin direkt kur mora vesh për ftesën dhe më pas me babin. Kanë qenë të gjithë të lumtur dhe krenar në atë moment”. Pastaj është edhe një konsideratë që djaloshi mbart mbi vete, atë të Demollarit të ri: “E kam parë në Youtube. Është legjendë e Shqipërisë dhe ndihem mirë kur dëgjoj këto komplimente. Do të tentoj dhe unë të bëhem një legjendë si ai”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI