Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Fonseca i tërbuar me arbitrin e lojtarët e tij: "Ky është cirk. I godet Pulisic, nuk e kuptoj çfarë dreqin bënë"

Lapsi.al 7 October 2024
Fonseca i tërbuar me arbitrin e lojtarët e tij: "Ky

Fiorentina mposhti Milan 2-1 për të mbyllur javën e shtatë të Serie A. Në Franchi, në fund të një ndeshjeje ku ndodhi gjithçka, skuadra Viola solli në shtëpi tre pikët falë golave të ish-lojtarit të kuqezinjve Adli dhe Gudmundsson. Një gol tjetër nga Pulisic nuk i mjaftoi Djallit të teknikut Fonseca për të shmangur humbjen e dytë jashtë fushe në kampionat. Në mes pati tre penallti të humbura: fillimisht Maignan hipnotizoi Kean, më pas De Gea ishte super ndaj Hernandez në pjesën e parë dhe Abraham në pjesën e dytë.

"Nuk dua të them asgjë për penalltitë. Unë e dua futbollin, nuk dua të kontribuoj në këtë cirk. Tani edhe kontakti më i vogël është një penallti: futbolli nuk është i tillë". Fonseca është i tërbuar pas humbjes së Milan në Firence. "Deri më sot kemi bërë mirë, ishte një problem i agresivitetit në mbrojtje - tha trajneri i kuqezinjve për Dazn - Kur humbasim dy penallti dhe pësojmë gola të tillë, është e vështirë të fitosh, edhe pse krijon shumë mundësi".

Lexo më tej: Video/ Juventus e katranos në fund: në avantazh me Vlahovic, Douglas Luiz i dhuron një penallti Cagliari

FONSECA: "I GODET PULISIC, NUK E DI PSE NDRYSHUAN MENDJE"

E pastaj vëmendja shkon gjithnjë te penalltitë e humbura dhe situata që u krijua kur Pulisic nuk u lejua të godiste penalltinë, që më pas u humb: "Goditësi i penalltive është Pulisic, nuk e di pse lojtarët ndryshuan mendje. Jam i inatosur. Fola me të dhe i thashë që të mos ndodhë më", tha ai në konferencën për shtyp. "Nuk më pëlqen të flas për arbitrimin, por ky nuk është futboll. Futbolli përbëhet nga kontakte dhe një prekje nuk mund të mjaftojë për të dhënë një penallti. Mjafton një prekje e thjeshtë, e pamë edhe këtë fundjavë. E pastaj bëhemi të gjithë nervozë dhe bëhet problem. Ky është futbolli, jo cirku dhe nuk po flas vetëm për penalltinë e dhënë ndaj nesh, por edhe ato që na jepen... Sa penallti shohim në Serie A?".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI