Flash

Kombëtarja nis përgatitjet për Çekinë e Gjeorgjinë: tre lojtarë më pak për teknikun Sylvinho

Lapsi.al 7 October 2024
Kombëtarja nis përgatitjet për Çekinë e
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në Nations League ndaj Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00). Kuqezinjtë zbritën në fushë pasditen e sotme, teksa seanca stërvitore nisi në orën 16:00 dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta. Sidoqoftë, tekniku Sylvinho ka patur vetëm 20 lojtarë në dispozicion dhe grupi do të kompletohet nesër. Lojtarët prezentë në seancën e sotme stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Enea Mihaj, Mario Mitaj, Arlind Ajeti, Andi Hadroj, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Taulant Seferi, Marash Kumbulla, Myrto Uzuni, Adrian Ismajli, Mirlind Daku, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Jasir Asani dhe Ernest Muçi. Në mbrëmje me grupin do të bashkohen edhe Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami. Lexo më tej: Sylvinho blindon strategjitë, asnjë stërvitje e hapur: evitohet seanca zyrtare në Pragë ka një plus në Gjeorgji Trajneri Sylvinho dhe stafi i tij teknik kanë punuar më shumë në “Shtëpinë së Futbollit” me ata lojtarë, të cilët kanë mbërritur në grumbullim më herët, pasi përfunduan impenjimet me klubet e tyre. Nga ana tjetër, lojtarët që kanë mbërritur ditën e sotme kanë marrë ngarkesë të lehtë stërvitore. Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin. Në fund, kuqezinjtë kanë zhvilluar edhe një test miqësor, ku të përfshirë ishin edhe disa lojtarë nga ekipi U-21 dhe U-19.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI