Flash

Paris Hilton zbulon se vuan nga ADHD: Jam ndjerë e keqkuptuar

Lapsi.al 7 October 2024
Paris Hilton zbulon se vuan nga ADHD: Jam ndjerë e keqkuptuar

Paris Hilton ka zbuluar  së fundmi se vuan nga  çrregullimi ADHD. Në një shkrim për revistën “Teen Vogue”, ajo tregoi se si simptomat e këtij çrregullimi e çuan atë në një institucion edukimi për adoleshentët me probleme në sjellj.

“Duke u rritur, më thoshin gjithmonë se isha shumë energjike, shumë e hutuar, shumë llafazane, pra shumë në gjithçka,”e nis ajo shkrimin e saj.

Paris shtoi se ka kaluar vite duke u ndjerë e keqkuptuar  për mënyrën se si truri i saj funksiononte.

“Shumë më vonë gjatë jetës zbulova se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Është diçka që dikur e mbaja të fshehtë sepse shqetësohesha për mënyrën se si do të perceptohesha nga të tjerët. Por, këto sfida janë vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është diçka e bukur: kreativiteti, pasioni dhe një mendje që shkon drejt gjërave të guximshme dhe të papritura," u shpreh Hilton.Megjithatë për artisten, ADHD nuk është një "kufizim", por " një superfuqi". "Është arma ime sekrete në një botë që shpesh na kërkon të “luajmë” me letra të hapura."

Deficiti i vëmendjes dhe çrregullimi hiperaktiv (ADHD) është një çrregullim i shëndetit mendor që mund të shkaktojë nivele mbinormale të sjelljeve hiperaktive dhe impulsive.

Të këshilluara

Hetuesja: Diddy ka gisht në vrasjen e Tupac

Hetuesja e skenës së krimit të Tupac Shakur, Sheryl McCollum beson se Sean "Diddy" Combs është i lidhur me vrasjen e reperit në vitin 1996 dhe antentatin e tij ...

14:35

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI