Flash

Video/ Tomori e Abraham ndalojnë Pulisic të godiste penalltinë: plasin polemikat pas 11 metërshit të humbur

Lapsi.al 7 October 2024
Video/ Tomori e Abraham ndalojnë Pulisic të godiste penalltinë:
Në minutën e 56' të sfidës Fiorentina-Milan, me rezultatin 1-1, u akordua penallti për kuqezinjtë që mund të kalonin në epërsi në fillimin e pjesës së dytë, duke ndryshuar ndeshjen. Goditësi i penalltisë duhej të ishte Pulisic, i cili në fakt iu afrua pikës së bardhë por, me ndalimin e lojës, Tomori shkon dhe e merr topin që më pas ia dorëzon bashkatdhetarit të tij Abraham. Pulisic shkon te shoku i skuadrës për të marrë topin por ish-lojtari i Romës e ndalon me një gjest të krahut si për të thënë: “Do ta gjuaj unë”. E Abraham në fakt godet, me de Gea që bllokoi tentativën e anglezit. Pas ndeshjes Fonseca tha se ishte shumë i zemëruar ("Goditësi i penalltisë është Pulisic, nuk e di pse lojtarët ndryshuan mendje. Unë jam i tërbuar. Fola me të dhe thashë që nuk duhet të ndodhë më") për gjestin e lojtarëve të tij. Nga veprimi i dy anglezëve janë irrituar edhe tifozët kuqezi të cilët fajësojnë dyshen Tomori-Abraham në rrjetet sociale. Lexo më tej: Fonseca i tërbuar me arbitrin e lojtarët e tij: "Ky është cirk. I godet Pulisic, nuk e kuptoj çfarë dreqin bënë" Pati kështu fjalë zemërimi nga tifozët, por edhe nga trajneri Paulo Fonseca dhe me të drejtë. Portugezi e bëri të qartë se Christian Pulisic duhej të ishte ai që ekzekutonte penalltinë. Ajo që ndodhi mbrëmë ishte kaotike dhe Milan shpenzoi dy penallti të gabuara nga Theo Hernandez dhe më pas nga Tammy Abraham. Një video u shfaq në rrjetet sociale pas ndeshjes; dhe tregoi se Fikayo Tomori vrapoi për të marrë topin dhe më pas ia dorëzoi bashkëlojtarit tjetër, Tammy Abraham. Mund të shihet Christian Pulisic duke iu afruar sulmuesit anglez. 27-vjeçari, megjithatë, e largoi me dorë amerikanin e më pas e humbi mundësinë e madhe.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI