Flash

Cesari bën moviolën e Juve-Cagliari: Conceiçao nuk ishte për të kuq, mungon një penallti për bardhezinjtë

Lapsi.al 8 October 2024
Cesari bën moviolën e Juve-Cagliari: Conceiçao nuk ishte
Juventus-Cagliari u mbyll në barazim 1-1, një befasi për bardhezinjtë që dominuan ndeshjen, pa arritur ta mbyllnin. E megjithatë, moviola e bërë në Presing pikërisht mbi ndeshjen Juventus-Cagliari ngel në klasë arbitrin Marinelli, i "shpëtuar" dy herë nga VAR për penalltitë e akorduara për dy skuadrat. Përtej këtyre episodeve, specialisti i gjykimit Graziano Cesari tregon se arbitri ka mëkate të tjera: "Conceiçao nuk ishte për karton të kuq dhe bardhezinjve u mungon një penallti". Penalltitë e akorduara për Juventus dhe Cagliari janë të parat që analizohen. Ajo për bardhezinjtë është rezultat i një prekje me dorë të Luperto, që mbulonte Gattin në zonë. Cesari vëren edhe një detaj: “Topi godet dorën e djathtë të Lupertos, sepse dora tjetër, e majta, e devijon topin: pra është një... penallti e dyfishtë!”. I saktë ishte edhe faulli i fishkëllyer ndaj Douglas Luiz, duke qenë se Piccoli parapriu brazilianin. Problemi është se, në këtë aksion të dytë, Marinelli ka një pamje të qartë dhe megjithatë, në komunikimet me VAR thotë "Douglas Luiz e pashë të ndalur". Sipas Cesari, arbitri duhet të kishte fishkëllyer menjëherë, pa pasur nevojë të shkonte dhe të rishikoni rastin në monitor. Lexo më tej: Video/ Juventus e katranos në fund: në avantazh me Vlahovic, Douglas Luiz i dhuron një penallti Cagliari Së fundi, ndoshta rasti më i kontestuar në Stadium: përjashtimi i Conceiçao, me një karton të dytë të verdhë që mbërriti për simulim. Sipas moviolistit Cesari duhet vlerësuar fiziku i ndryshëm i dy lojtarëve, me një avantazh në favor të Obert, i cili gjithashtu i vendosi dorën në shpatull portugezit: “Nuk ishte penallti, por lojtari i Juventus nuk pretendoi, kartoni i verdhë është i ekzagjeruar. Në vend të kësaj, kartoni i parë i verdhë ishte i saktë, ndërhyrje e çekuilibruar e Conceiçao ndaj Gaetanon".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI