Flash

Kanye West dhe Bianca Censori drejt ndarjes?

Lapsi.al 8 October 2024
Kanye West dhe Bianca Censori drejt ndarjes?

Kanye West dhe Bianca Censori thuhet se po shkojnë drejt divorcit pas më pak se dy vitesh martesë.

Sipas TMZ  themeluesi i Yeezy dhe Bianca i kanë thënë rrethit të tyre të ngushtë se u ndanë disa javë më parë.

West ka informuar njerëzit e afërt se ai ka në plan të divorcohet nga Censori  dhe të jetojë në Tokio, sipas medias.

Ndarja e tyre e supozuar thuhet se e shtyu arkitekten të shkonte në vendlindjen e saj Australi për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë e saj.

Reperi është parë vetëm disa herë në javët e fundit. Ai u fotogeafua  duke ndaluar në një restorant xhamajkan në kryeqytetin e Japonisë javën e kaluar.

Kanye  shijoi gjithashtu një ngjarje Pro Wrestling Noah në Tokio më 30 shtator. Hera e fundit që ai dhe Censori u fotografuan së bashku në publik ishte një javë  para kësaj.

Më 19 shtator, paparacët e kapën çiftin në një supermarket në Tokio me dy nga katër fëmijët që West ndan me gruan e tij të parë, Kim Kardashian. Të nesërmen, dyshja doli për të bërë pazar në të njëjtin kryeqytet.

Për të dyja daljet, Censori kishte veshur veshjet e saj të zakonshme, të cilat West dyshohet se e detyroi t'i vishte.

Vjeshtën e kaluar u raportua se të afërmit e modeles po shprehnin shqetësimin për stilin e saj të diskutueshëm të jetesës me fituesin e Grammy, i cili është cilësuar si "kontrollues".

Të këshilluara

Taylor Swift shpallet muzikantja më e pasur

Taylor Swift ka kaluar zyrtarisht Rihanna-n si muzikantja më e pasur femër në botë. Një përditësim nga Forbes zbuloi se Swift, 34 vjeç, tani ka 1.6 miliardë ...

19:35

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI