Flash

Kvaratskhelia e këmba e fryrë nga shkelmat: mbrojtësit e Comos i bëjnë një "nder" Shqipërisë

Lapsi.al 8 October 2024
Kvaratskhelia e këmba e fryrë nga shkelmat: mbrojtësit e Comos i

Për të ndaluar lojtarët e talentuar, kundërshtarët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Kvaratskhelia e di mirë këtë, pasi pas Napoli-Como i gjeti këmbët e tij thuajse të ‘transformuara’ pas goditjeve të shumta që mori në ndeshjen ndaj larianëve. Në këtë kuptim, fotoja e postuar nga gazetarët gjeorgjianë është mbresëlënëse: këmba e djathtë e 23-vjeçarit është e fryrë në mënyrë të frikshme.

Edema është rezultat i dy goditjeve të pësuara në ndeshjen e fundit para pushimit për kombëtaret. Tani mbetet për t'u parë nëse playmaker do të përdoret rregullisht nga trajneri i Gjeorgjisë e sidomos nëse Kvaratskhelia do të rikuperojë për ndeshjen e 14 tetorit në Tbilisi kundër Shqipërisë. Vëmendja është e gjitha te lojtari i Napolit, në Tiranë u pa qartë cfarë niveli ka ai dhe sa impakt ka edhe te skuadra gjeorgjiane.

Lexo më tej: Asllani dhe Uzuni të diferencuar: Sylvinho i shqetësuar për lojtarët, mbërrin Hoxha e Bajrami

Natyrisht deri atëherë është një kohë e gjatë, por fryrja e këmbës së djathtë të Kvaratskhelia ishte evidente dhe nëse dëmin e ka pësuar edhe kavilja, atëherë lojtari është vërtetë në dyshim për ndeshjen e Nations League kundër kuqezinjve. Pa sulmuesin e tyre më të rrezikshëm, përpjekjet për të marrë revanshin në Gjeorgji për humbjen në Tiranë, do të ishin më të lehta.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI