Flash

Nuk i paguajnë dot rrogën: pas vetëm një muaji Depay "fluturon" nga Corinthians

Lapsi.al 8 October 2024
Nuk i paguajnë dot rrogën: pas vetëm një muaji Depay

Pikërisht një muaj më parë, në një lëvizje befasuese, Memphis Depay vendosi të nënshkruajë si lojtar i lirë me Corinthians. Sulmuesi holandez, i cili në Europë kishte veshur fanellat e PSV, Manchester United, Lyon, Barcelona dhe Atletico Madrid, nuk kishte arritur të gjente marrëveshje të kënaqshme me asnjë klub elitar të kontinentit të vjetër dhe kishte vendosur të provonte një përvojë të re në Brazil.

Një eksperiencë, e cila sipas thashethemeve të fundit, tashmë mund të jetë në fund të saj. Timao, në fakt, po përballet me një problem të madh në lidhje me sponsorin kryesor dhe mund të mos ketë fonde për t'i paguar rrogën.

DEPAY-CORINTHIANS NË THYERJE TË RAPORTIT?

Një muaj pas mbërritjes së tij në Brazil, Depay duket se do të jetë i sakrifikuari. Sponsori kryesor i klubit, agjencia e basteve Esportes da Sorte, është përjashtuar nga lista e basteshkruesve të autorizuar për të operuar në Brazil dhe si rezultat mund të mos jetë në gjendje të respektojë marrëveshjen financiare të përcaktuar me Corinthians. Një marrëveshje trevjeçare me vlerë 309 milionë rea (rreth 51.3 milionë euro), nga e cila, sipas revistës Placar, nga kjo shumë, 57 milionë reai synojnë të mbulojnë një pjesë të pagesës së Depay.

Lexo më tej: Depay nuk njeh limite: ngacmon vajzën që kapte topat e grindet me një gazetar

Në rast të largimit të sponsorit kryesor, pasojat ekonomike për klubin e Sao Paulos do të ishin katastrofike. Sipas Paulo Vinicius Coelho, një gazetar dhe komentator i njohur sportiv, Corinthians mund të detyrohet të rinegociojë kontratën e Depay, ose edhe të marrë parasysh opsionet e tjera, duke përfshirë lirimin e lojtarit. Të ketë zgjatur vetëm një muaj "shëtitja" në Brazil e karizmatikut Memphis?

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI