Flash

Paquetá, bastet mund ti japin fund karrierës së brazilianit: rrezikon skualifikimin e përjetshëm

Lapsi.al 8 October 2024
Paquetá, bastet mund ti japin fund karrierës së brazilianit:

Historia e basteve të supozuara të Lucas Paquetá pasurohet nga elementë të tjerë të rëndësishëm. Lojtari i West Ham u vu nën hetim nga Federata Angleze e Futbollit rreth një vit më parë për trukime ndeshjesh në Brazil, vendin e tij të lindjes, për kartona të verdhë të marrë me fanellën e Hammers. Kartonët e verdhë që përfunduan në shënjestër të FA ishin ato të marra nga ish-lojtari i Milan mes nëntorit 2022 dhe gushtit 2023 kundër Leicester, Aston Villa, Leeds dhe Bournemouth.

Për t'i shkuar deri në fund kësaj çështje, organit drejtues të futbollit britanik iu desh të sekuestronte telefonin e Paquetá për dy muaj të plotë. Qëllimi? Mesazhe apo transaksione bankare që mund ta lidhin mesfushorin e Selecaos me lojërat e paligjshme të fatit në Brazil. Sipas The Sun, megjithatë, problemet për 27 vjeçarin erdhën kur FA vendosi t'i kthente telefonin e tij smartphone.

Lojtari në fakt vendosi, ende nuk dihet pse, ta hidhte dhe gjithçka doli në dritë kur Federata e Futbollit i kërkoi kthimin e celularit për analiza shtesë. Tashmë akuzat ndaj Paquetá bëhen edhe më të rënda: përveç atyre të basteve të paligjshme dhe mungesës së bashkëpunimit, ka edhe akuzën për pengim hetimesh.

Lexo më tej: Paquetà preu gishtin duke luajtur me një... balonë: braziliani pati nevojë për operacion

Marsin e ardhshëm duhet të ketë një seancë dëgjimore për procedimin ndaj brazilianit, por në Angli thonë se vendimi mund të mos arrijë as para verës së vitit 2025. Prandaj, ky aktual mund të jetë edhe sezoni i fundit i Lucas Paquetá: mes hipotezave që do t'i jepte fund çështjes përfshihet edhe skualifikimi i përjetshëm.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI