Flash

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

U plagos gjatë protestës/ Flet nga spitali Kujtim Ymeri: Kam marrë djegie të shkallës 3

Lapsi.al 8 October 2024
U plagos gjatë protestës/ Flet nga spitali Kujtim Ymeri: Kam

Gjatë protestës së djeshme të opozitës është plagosur një nga protestuesit i cili pësoi djegie të shumta në gjymtyrët e poshtme. Pamjet nga momenti kur ai është i rrethuar nga flakët kanë bërë xhiron e rrjetit ndërsa sot Kujtim Ymeri ka folur në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Ymeri në një intervistë telefonike për "Syri Tv" foli nga spitali i Traumës ku dha detaje se çfarë ndodhi mbrëmjen e së hënën në protestën e opozitës dhe përballjen e protestuesve me policinë. Sipas tij, djegia që ka pësuar ka ardhur për shkak të mungesës së profesionalizmit së policisë. Ai shtoi se dikush hodhi molotov në drejtim të policisë, dhe ata e hodhën në drejtim të protestuesve.

Ymeri u shpreh se aktualisht po merr mjekim te Trauma, për djegie të shkallës së tretë dhe bashkë me të në dhomë është edhe një punonjës policie. Ai shtoi se një nga infermieret i ka thënë se çfarë iu desh të shkonte në protestë.

"Një nga infermierët, më tha se çfarë t’u desh ty që të shkoje në protestë. Jo vetëm të gjitha institucionet që janë militalizuar, por edhe shëndetësia. Infermierja më tha që është turp që keni dalë në protest.

Në shumë zona ka arrit në shkallë të 3 djegia, jam dëmtuar në gjymtyrën e poshtme. Nuk ka reaguar asnjë efektiv për zjarrin që më përfshiu por vetëm një qytetar, që më ndihmoi dhe lajmëroi ambulancën. Dikush hodhi molotov në drejtim të policisë, dhe ata e hodhën në drejtim të protestuesve, pa llogaritur se kush ishte. Një mungesë totale profesionalizmi.

Më vjen keq nga deklaratat e ministrit, jam në një dhomë me një efektiv policie. Nuk ditëm të reagonin, më tha polici. Politika po i përdor dhe po i tmerron. Ka një politizim të madh dhe na japin modele se si duhet të veprojmë. Zgjedhjet se s’bën do të arrihet diçka që të hiqet ky regjim. Duhet të vijë se s’bën ndryshimi. Ka njërëz që dalin nga mllefi dhe varfëria. Kanë bërë veprime të papërashtatshme, po e çojnë vendin në luftë dhe vëllavrasje.

Kësaj policie i ka lënë hapësira për t’i përdorur. Ministri Hoxha s’ka ardhur fare, kanë ardhur vetëm 2 efektivë që njëri iku mbrëmë, ndërsa tjetri është këtu me djegie. Njërin nga policët që ishte më mirë e hoqën nga dhoma ime dhe e çuan në takimin me ministrin e Brendshëm, e kanë bërë takimin jashtë. Besoj se do t’ia dalim," tha ai.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e martë

Këtë të martë, më 08 tetor 2024, në tregun e këmbimit valutor euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet 99.2 lekë. Dollari amerikan blihet me 89.5 lekë dh...

09:10

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI