Flash

Berisha: Rama e ka shpallur veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës. As Kim Jong Un s'e ka bërë këtë

Lapsi.al 9 October 2024
Berisha: Rama e ka shpallur veten kryetar i Këshillit Kombëtar

Sali Berisha gjatë fjalimit të tij tha se kryeministrit Edi Rama ka sjellë dhe ligjin e fundit për ti dhënë goditjen vdekësore universiteteve të vendit, por ka sjellë ligjin me të cilin shpall veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës. Gjithashtu Berisha u shpreh se etja e tij për pushtet, është e pakufishme dhe se as Kim Jong Un i Koresë së Veriut, nuk është kryetar i Këshillit Kombëtar shkencor të Koresë.

"Së fundi të dashur miq, ka sjellë dhe ligjin e fundit për ti dhënë goditjen vdekësore universiteteve të vendit. Ka sjellë ligjin me të cilin shpall veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës. Një injorant, një njeri i cili sikur qoftë edhe një nanogram mend të kishte, një vendim të tillë nuk mund ta mirrte kurrë. Shkenca është e atyre që bëjnë shkencën dhe jo e injorantëve dhe hajdutëve. Mirëpo miqtë mi, me këtë ligj, me këtë vendim ai i ka dhënë një goditje fatale universiteteve të vendit, për të cilët liria akademike, nënkupton lirinë e kërkimit shkencor. Është jetike, sa është ajri për zogjtë që fluturojnë.

Në këshillin kombëtar të shkencës, më në krye kryeinjorantin e shkencës, Edi Rama, Lubi Balluku ka tre përfaqësues, përveç vetes dhe dy të tjerë.

Në këtë këshill, korba e korrupsionit Manasterliu, ka tre përfaqësues. Kurse universitete publike të vendit kanë gjithsej 3 përfaqësues. Kanë gjithësej për shkencën ato të cilat kanë trupat akademike, kanë talentet, kanë studiuesit, ato barazohen të gjithë së bashku me aq sa ka Lubi Balluku, me aq sa ka Korba e covidit dhe ndonjë tjetër. Miq! Nuk kanë ekzistuar kurrë në diktaturën moniste të Enver Hoxhës, përqendrime të tilla të pushtetit në duart e një njeriu. Kurrë, kurrë. Etja e tij për pushtet, është e pakufishme sot. Duhet ta ndalim, është radha jonë. Unë ju betohem se as Kim Jong Un i Koresë së Veriut, nuk është kryetar i Këshillit Kombëtar shkencor të Koresë.

Se as Kim Jong Un, diktatori mizor nuk firmos për çdo ndërtim në vendin e tij. Se as Kim Jong Un, diktatori barbar nuk është kryetar i këshillit të ujërave të Koresë. Çfarë ndodh me ne miq, bien këmbanët, çdo ditë që kalon është poshtërim për shqiparët. Çdo ditë që kalon duhet të jemi në betejë, në betejë, në betejë. Është radha jonë, është radha jonë, është rradha jonë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI